Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
MBROJTJA E POPULLSISË NGA VALËT E TË NXEHTIT SI TË SILEHET NË TEMPERATURA TË LARTË

2024-06-12

MBROJTJA E POPULLSISË NGA VALËT E TË NXEHTIT SI TË SILEHET NË TEMPERATURA TË LARTË

Prej disa vitesh Kryqi i Kuq i RMV është përfshirë aktivisht në aktivitete parandaluese dhe në terren për mbrojtjen e popullatës nga valët e të nxehtit që prekin vendin tonë në periudhën e verës.

Sipas të dhënave të marra nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmit të motit të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike më datë 11.06.2024 (e martë) dhe 12.06.2024 (e mërkurë), territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanci, Vallandovë dhe Dojran do të do të preken nga temperaturat e larta nga faza portokalli, ndërsa rajoni i Shkupit dhe i Vardarit do të preken nga faza e verdhë (alert) dhe për to do të vlejnë rekomandimet e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për këtë, organizatat kamunale te Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të ndërmarrin aktivitete të ndryshme në terren për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga valët e të nxehtit, si: shpërndarja e ujit të ambalazhuar, patrullimi i ekipeve mobile për ofrimin e ndihmës së parë, shpërndarja e fletushkave dhe këshilla për mbrojtjen nga valët e të nxehtit dhe matjen e presionit të gjakut në vendet e frekuentuara me theks të veçantë në mbrojtjen e popullatës në nevojë (të moshuarit, fëmijët, të pastrehët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të tjerë).

 

REKOMANDIME PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA VALËT E TË NXEHTIT

Mbrohuni nga nxehtësia.

Shmangni daljet dhe aktivitetet e forta gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Qëndroni në hije, mos lini fëmijë apo kafshë në automjete të parkuara dhe nëse është e nevojshme dhe e mundur, kaloni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët.

 

Rifreskoheni shpesh:

  • Qëndroni të hidratuar mirë. Pini 6-8 gota ujë në ditë.
  • Bëni dush shpesh, për të ftohur trupin.

 

Mbroni veten nga nxehtësia:

  • Kufizoni aktivitetin fizik, veçanërisht gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.
  • Vishni veshje të ndritshme dhe të lehta, syze mbrojtëse ndaj UV dhe kapele.
  • Përdorni kremra me faktor mbrojtës UV.
  • Shmangni daljet e panevojshme nga ora 10:00 deri në orën 17:00.
  • Shmangni alkoolin dhe pijet alkoolike, si dhe pijet që përmbajnë kafeinë dhe pijet jashtëzakonisht të ftohta.
  • Shmangni ushqimet tepër të yndyrshme dhe me kalori, si dhe ushqimet që përmbajnë sheqerna.

 

 

PËR FOSHNJET DHE FËMIJËT

Gjatë valëve të të nxehtit, shëndeti i foshnjave dhe fëmijëve mund të përkeqësohet me shpejtësi.

 

Hidratoni fëmijët tuaj:

  • Jepini një gotë ujë çdo 20 minuta.
  • Ushqeni me gji fëmijën tuaj më shpesh.
  • Rifreskojini fëmijët tuaj shpesh:
  • Në pishinë ose në banjë ose dush të paktën dy herë në ditë.
  • Rifreskojeni lëkurën me një leckë të lagur disa herë në ditë.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2024