25 Janar, 2018

Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situatat emergjente komplekse (PFA-CE)

Prapavija

Ky projekt, gjatë katastrofave të shpeshta dhe afatgjata, përpiqet për të përmirësuar kapacitetet e reagimit në katastrofa të organizatave evropiane për reagim emergjent dhe të vullnetarëve, përmes forcimit të kompetencave për Ndihmë të parë psikologjike (NPP) dhe Mbështetje psikosociale (MPS) të punonjësve dhe vullnetarëve.

 

Qëllimet

  • Përmirësimi i përfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive në reagimin emergjent të komuniteteve, familjeve dhe grupeve të prekura, përmes trajnimit të punonjësve dhe vullnetarëve, dhe përmes zhvillimit të aktivizimit të komuniteteve.
  • Përmirësimi i koordinimit dhe mbështetjes së tipave të rinj të vullnetarëve, siç janë vullnetarët konvergjentë dhe spontanë.
  • Përmirësimi i këmbimit të përvojave dhe rrjetëzimi, duke pasur parasysh katastrofat e shpeshtuara dhe/apo aktuale, siç janë: tërmetet, vërshimet dhe kriza e migruesve në Evropë.

 

Rezultatet kryesore

  • Hulumtimi i cili përmban informacione për veglat dhe rekomandimet ekzistuese për (1) Ndihmë të parë psikologjike, (2) aktivizim dhe pjesëmarrje të komuniteteve dhe (3) mbështetje për vullnetarët dhe të punësuarit, duke përfshirë udhëzimet për koordinim dhe mbështetje të vullnetarëve konvergjentë dhe spontanë.
  • Një pako për trajnimin e trajnuesve do të zhvillohet përmes këmbimit të strukturuar të përvojave dhe mbledhjes së praktikave më të mira në zonat e prekura nga vërshimet, tërmetet apo kriza e migruesve. Qëllimet e pakos së trajnimit, që do të testohet në suazat e projektit, janë mundësimi i trajnuesve në suazat e organizatave që përballen me katastrofa dhe mundësimi i veglave të aplikueshme në mënyrë përkatëse, të cilat do të përdoren në kuadër të trajnimeve të vullnetarëve apo të punësuarve për situatat e karakterit emergjent.

 

Konsorciumi i projektit

  • Kryqi i kuq Austriak– Austri (udhëheqësi i projektit)
  • Universiteti i Insbrukut – Austri
  • Kryqi i kuq i Kroacisë – Kroaci
  • Kryqi i kuq Italian– Itali
  • Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Maqedoni
  • Kryqi i kuq i Serbisë – Serbi
  • Kryqi i kuq i Sllovenisë – Slloveni

 

Kohëzgjatja       1 prill 2017 – 31 mars 2019

 

Kontakti         Angelika Scherzer, menaxhere e projektit (angelika.scherzer@roteskreuz.at)

 

This document covers humanitarian aid activities implemented with the financial assistance of the European Union. The views expressed herein should not be taken, in any way, to reflect the official opinion of the European Union, and the European Commission is not responsible for any use that may be made of the information it contains.

 

http://pfa-ce.eu/

< kthehu mbrapa