Ndihma humanitare për familjet e rrezikuara në Kriva Pallankë
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Operacionit DREF për ballafaqim me pasojat e valës së ftohtë që e ka kapluar vendin tonë, distribuoi ndihma në komunën e Kriva Pallankes dhe në zonën përreth.
Ndihma humanitare nga Operacioni DREF dhe donatorë të tjerë për 36 familje të fshatrave të prekura nga vala e ftohtë në Komunën e Strugës, përbëhej nga paketa familjare me ushqim, paketa familjare me higjienë, batanije. Shpërndarja është bërë nga ekipet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe të vullnetarëve dhe Shërbimi Profesional i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Kriva Pallank. Aktivitetet dhe distribucioni i ndihmave humanitare vazhdon edhe në vendet e tjera të prekura nga vala e ftohtë.