12 Tetor, 2023

NJOFTIM për 15 tetor Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 18 tetor 2023, në Shkup, do të zhvillojë stërvitje simuluese nga ndihma e parë në situatë emergjente – tërmet. Ushtrimi për menaxhim ndaj pasojave titullohet “Përgjigje humanitare 2023” dhe organizohet si rezultat i shënimit të 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, si dhe fatkeqësive të shpeshta në vend dhe rajon. Sponsorues i stërvitjes do të jetë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

Qëllimi kryesor i ushtrimit është prezantimi i kapaciteteve, mundësive dhe gatishmërisë së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në qasjen e koordinuar për reagim në situata krizash.

Lokacioni kryesor për realizimin e stërvitjes është Parku i qytetit Shkup. Një pjesë e rrugëve hyrëse në dhe drejt Parkut të qytetit do të jenë të mbyllura për tre orë.

Në stërvitje pritet të marrin pjesë mbi 500 persona, 2 helikopterë dhe 40 automjete! Në të do të marrin pjesë institucionet e përfshira në Sistemin e menaxhimit me kriza, ekipe vendase dhe të huaja nga Kryqi i kuq.

 

Përgatitjet kryesore për stërvitjen do të jenë më 15 tetor (e diel), kur edhe parkingu para hotelit City Park do të ketë funksion të reduktuar.

 

Falenderojmë qytetarët dhe mediat për mirëkuptimin, mbështetjen dhe solidaritetin!

 

Me respekt,

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

< kthehu mbrapa