Pjesëmarrja në takimin e Rrjetit Evropian për Mbështetjen Psikosociale
Një përfaqësues i Kryqit të kuq të R. së Maqedonisë mori pjesë në takimin e Rrjetit Evropian të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për Mbështetjen Psikosociale (ENPS), i cili u mbajt nga 6 deri 8 tetor në Helsinki. Qëllimi kryesor i Rrjetit është lehtësimi i këmbimit të përvojave ndërmjet shoqatave nacionale dhe mbështetja në zhvillimin e mbështetjes psikosociale në kuadër të shoqatave nacionale nëpërmjet përvojave dhe praktikave të mira.
Tema e takimit të sivjetmë të Rrjetit ishte Inovacionet në mbështetjen psikologjike në aspekt të migrimeve, katastrofave të ndryshme dhe situatat tjera të mundshme të krizës që mund të paraqiten.
Në këtë takim u prezantuan përvojat dhe praktikat e ndryshme të shoqatave nacionale në aspekt të Inovacioneve të Fondit të Inovacioneve të Finlandës SITRA, inovacionet në kuadër të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, integrimi i inovacioneve në mbështetjen psikosociale, si dhe inovacionet e disa shoqatave nacionale në situata të ndryshme të krizës, risitë e Qendrës së Referimit Psikosocial, përvojat nga situatat e krizës së kohëve të fundit.