11 Nëntor, 2024

PROF. GABRIELE PAO – PEI ANDREOLI – ANËTAR NDERI I KRYQIT TË KUQ TË RMV

Më 06.11.2024 në hapësirat e Kryqit të Kuq të RMV u mbajtmanifestim për shpalljen e Porf. Gabriele Pao – Pei Andreoli, Kryetar i Institutit për studime avancuese dhe bashkëpunim nga Vatikani për “Anëtar nderi i Kryqit të Kuq të RMV”. Anëtarësia e nderit e Prof. Gabriele Pao – Pei Andreoli në organizatën tonë i është shpërblyer në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e përgjithshëm për mbështetjen, zhvillimin dhe afirmimin e Kryqit të Kuq të RMV në kuadrin ndërkombëtar si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe promovim të mëtejshëm të Kryqit të Kuq të RMV nga Prof. Gabriele Pao – Pei Andreoli në planin ndërkombëtar.

 

Mirënjohja “Anëtar Nderi i Kryqit të Kuq të RMV” nga Prof. Gabriele Pao – Pei Andreoli u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Dr. Sait Saiti në zyrën qendrore të Kryqit të Kuq të RMV -së në prani të anëtarëve të Bordit Drejtues të Shoqatës Kombëtare, përfaqësuesve të organizatve komunale të Kryqit të Kuq dhe Zyrës Qendrore të Kryqit të Kuq të RMV.

< kthehu mbrapa