Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Punëtori mbi mësimet e nxjerra nga përballja me pandeminë KOVID-19

2022-10-17

Punëtori mbi mësimet e nxjerra nga përballja me pandeminë KOVID-19

Në periudhën prej 14 deri më 16 Tetor 2022, Kryqi i Kuq i RMV në Qendrën Edukative Solferino në Strugë realizoi punëtorinë me temën “Mësimet e nxjerra nga ballafaqimi me pandeminë KOVID-19”.

Punëtoria është në kuadër të projektit “Përkrahja e procesit të vaksinimit kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Zyra Rajonale për Europë.

Në punëtori morën pjesë punëtorë nga 20 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, të cilët u përfshinë në aktivitetet që Kryqi i Kuq i RMV-së i ndërmerr për të mbështetur popullatën e cenueshme gjatë pandemisë KOVID-19.

Përmes kësaj punëtorie, pjesëmarrësit forcuan njohuritë dhe aftësitë e tyre për gatishmëri dhe veprim në situata krize dhe kontribuan në përcaktimin e mësimeve të nxjerra nga përballja me pandeminë KOVID-19.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025