Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Punëtori për mbrojtjen e integritetit të Kryqit të Kuq të RMV

2023-07-06

Punëtori për mbrojtjen e integritetit të Kryqit të Kuq të RMV

Në periudhën 3-5 korrik 2023, në hotelin Solferino Strugë u mbajt punëtori për mbrojtjen e integritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus të veçantë në parandalimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve. Në punëtori morën pjesë përfaqësues të punëtorëve nga Zyra Qendrore e Kryqit të Kuq të RMV-së, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, 3 kryetarë të OKKK-së dhe 5 sekretarë të OKKK-së, ndërsa vetë punëtoria u drejtua nga May Rose Malone dhe Alexandra Denis përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të KK dhe GJHK, si dhe Huda Abu Hassan përfaqësuese e Kryqit të Kuq Britanik.

Gjatë seminarit u diskutuan normat ekzistuese të shoqatës kombëtare në lidhje me mbrojtjen e integritetit, sfidat në zbatimin e tyre, u ndanë shembuj dhe praktika pozitive në shoqata të tjera kombëtare, u krye një ushtrim vetëvlerësimi për shoqatën kombëtare duke identifikuar fushat për përmirësim dhe është përgatitur plani me aktivitetet e radhës.

Punëtoria u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të Kryqit të Kuq të RMV-së për mbrojtjen e integritetit” i mbështetur nga Fondi i Ngritjes së Kapaciteteve të FNKK.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025