31 Gusht, 2016

Punëtori për trajnimin e vullnetarëve të rinj të Kryqit të kuq përkrahje për personat e moshuar

Prej 26 deri më 28 gusht të vitit 2016, në qendrën “Solferino” në Strugë, u mbajt Punëtori për trajnimin e vullnetarëve të rinj për kyçje në intervenimin social me personat e moshuar. Punëtoria u organizua në kuadër të Projektit “Kujdes për persona të moshuar në kushte shtëpiake” përkrahur nga Kryqi i kuq i Austrisë. Punëtoria u realizua në bashkëpunim me Entin për veprimtari sociale i cili është partner shumëvjeçar i Kryqit të kuq të RM-së në implementimin e aktiviteteve projektuese për të përkrahur perosnat e moshuar.

Qëllimi i punëtorisë ishte që vullnetarët e Kryqit të kuq të marrin dituri dhe aftësi elementare për të siguruar përkrahjen e perosnave të moshuar në kushte shtëpiake.

Në punëtori morën pjesë gjithsej 18 vullnetarë të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq Veles dhe Kriva Pallankë, si dhe koordinatorët lokal të projektit.

Dituritë që hasën dhe mësimet e mësuara nga këmbimi i përvojave do të kontribuojë që vullnetarët e Kryqit të kuq të japin përkrahje më kualitative për personat e moshuar në kushte shtëpiake.

< kthehu mbrapa