SEMINAR PËR DHURIMIN E GJAKUT ME STUDENTË ME TEMË: FUSHATË DHE TEKNIKA PËR MEDIA SOCIALE”
Në periudhën prej 03 – 05.12.2021 në Strugë – Hotel “Solferino” u mbajt seminari për dhurimin e gjakut me studentë me temë: “Fushata dhe teknikat për mediat sociale”. Në seminar morrën pjesë 23 pjesëmarrës nga popullata studentore, përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq nga Shkupi (Qendër, Karposh dhe Gazi Babë), Tetovë, Shtip dhe Manastir.
Përmes përmbajtjeve për komunikim dhe fushata dhe media sociale, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e komunikimit në përgjithësi, mënyrat e komunikimit në ndërtimin e marrëdhënieve me dhuruesit e ardhshëm të gjakut, mundësitë e mediave sociale për planifikimin, organizimin e fushatave dhe informimin rreth tyre.
Përmbajtjet e trajnimit u prezantuan përmes prezantimeve të shkurtra, filmave, videove klipeve, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në mënyrë aktive duke shprehur mendimet e tyre përmes një stuhie idesh, diskutime, punë në çifte, punë në grupe – ku praktikuan përmbajtjet të cilat u prezantuan.
Përmes punës në grup, pjesëmarrësit krijuan tre fushata dhe përgatitën njoftime për mediat sociale, dhe përmes procesit të vlerësimit ndanë mendimet, përshtypjet dhe sugjerimet e tyre për punën dhe për promovimin e dhurimit të gjakut.