4 Maj, 2022

Shërbim i ri i Kryqit të Kuq – transporti i personave me automjete speciale të posaçërisht të pajisura për qëllime të posaçme

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë Veriore përmes Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit nga 15 maj 2022 do të fillojë të ofrojë shërbimin e transportit të personave me automjete speciale të pajisura për qëllime të veçanta. Automjetet qëllimore mund të përdoren për transportin e personave që nuk janë në gjendje të sigurojnë në mënyrë të pavarur transportin për përdorimin e shërbimeve shëndetësore, sociale ose të tjera administrative, për shkak të:

–           pleqërisë;

–           sëmundjes;

–           pamundësisë apo vështirësive, gjatë lëvizjes të pavarur;

–           kanë nevojë për një shoqërues (kujdestar/asistent personal), bazuar në konstatimet e një eksperti për nevojën e përdorimit të shërbimeve në shtëpi, për shkak të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhen, dhe këto janë situata jo kërcënuese për jetën.

Personi që ka nevojë për transport, duke filluar nga data 15 maj 2022 do të mund të telefonoj në numrin e telefonit 15330 në Qendrën për Kontakt ose skopje.itnokopce@redcross.org.mk , çdo ditë pune 24 orë, përmes të cilit paraprakisht do të caktonte terminin e tij për transport në një institucion të caktuar, sipas parimit të rendit kohor të caktimit.

Gjatë cektimit të terminit, përdoruesi për shfrytëzimin e automjetit qëllimor patjetër duhet të japë të dhënat e plota dhe të vërteta dhe atë:

  • Të dhënat personale (emri, mbiemri, numri i telefonit, etj.);
  • Nevojën për shfrytëzimin e shoqëruesit gjatë transportit me automjertin qëllimor;
  • Përshkrim i shkurtë i gjendjes shëndetësore dhe/apo gjendjen në të cilën gjendet dhe arsyja për të cilën ka nevojë për transportin me automjetin qëllimor. Nëse shfrytëzuesi është i lëvizshëm, transporti do të realizohet me automjet qëllimor të vogël, ndërsa nëse shfrytëzuesi është i palëvizshëm, transporti do të bëhet me automjet special qëllimor;
  • Adresa e vendbanimit, gjegjësisht adresa se prej ku duhet të realizohet transporti, si dhe emri, adresa përderisa e posedon këtë informacion, ndërsa në rastnevoje edhe periudha kohore e kthimit;
  • Të dhëna për personin dhe numri i telefonit në të cilin ky person do të kontaktohet vazhdimisht në raste nevoje urgjente;
  • Të dhëna tjera relevante, për të cilat do të vlerësohetnë situatën konkrete, se duhet të sigurohen, për qëllimet e këtij shërbimi.

Shërbimi do të kryhet në përputhje me mënyrën e përcaktuar në Procedurat Standarde Operative për përdorimin e automjeteve të dedikuara për transport të personave pranë Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çmimet e transportit për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara janë të subvencionuara dhe janë në përputhje me Tarifën e vendosur dhe varen nga zona në të cilën kërkohet transporti, lloji i mjetit dhe nevoja për një person shtesë për të shoqëruar transportin.

Deri në datën 15 maj transporti për këta persona është falas, sipas parimit “i pari i ardhur, i pari shërbehet”. Për të planifikuar transport falas deri më 15 maj, personat mund të caktohen në skopje.itnokopce@redcross.org.mk dhe në numrin e kontaktit 071 232 263 gjatë ditëve të javës nga ora 08-16.

Link:
– Tarifnik
– Zonat Shkup

< kthehu mbrapa