20 Shtator, 2023

Shkolla Ndërkombëtare e Migracionit

Nga data 17 deri më 21 Shtator në Strugë për herë të dytë u organizua Shkolla Ndërkombëtare e Migracionit në organizim të Kryqit të Kuq. Në shkollën marrin pjesë përfaqësues nga Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq të: Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Italisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Rusisë, si dhe pjesëmarrës nga RMV.

Në panelin e sotëm me temat:

– Migrimet dhe ndikimi i tyre në popullsinë vendase dhe institucionet publike

– Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional. Fjalën e tyre e patën ministri i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovki, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, z. Sait Saiti.

Gjatë shkollës, prezantimet e veta kanë pasur dhe do të kenë përfaqësues nga UNHCR, IOM, MYLA, Ministria e Punëve të Brendshme… ndërsa në hapje mori pjesë nënkryetarja e Kryqit të Kuq znj. Liliana Ristevska.

Të rinjtë kanë mundësinë të mësojnë mbi migrimet përmes ushtrimeve teorike dhe praktike të përgatitura dhe të dizajnuara posaçërisht për ta.

 

< kthehu mbrapa