Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
SHPRESË PËR SECILIN

2016-11-04

SHPRESË PËR SECILIN

Më 31.10.2016 ekipi për Bashkimin e lidhjeve familjare pranë “Vinojug” – Gjevgjeli, dërgoi edhe një familje kah destinacioni i vet i fundit, Gjermani. Familje e cila pas 7 muajsh luftë të pandërpre, shpresë, pas shumë baticave dhe zbaticave, pati sukses ta realizojë qëllimin e vet, me përkrahje nga ana e ekipit për Bashkimin e lidhjeve familjare si dhe ekipit mobilues pranë Kryqit të kuq të RM-së.

Bukuroshja e vogël, e cila u lind në kampin tonë, solli lumturi dhe dritë si për familjen e vet ashtu edhe për të gjithë ne. Vëllau i vogël, përsëri foli pas traumave të mëdha të mbijetuara të cilat e shënuan fëmijërinë e tij. Por, këtë herë shpresojmë se përfundimisht do ta gjejnë qetësinë e tyre dhe do t’ju mundësojnë një fëmijëri të shkëlqyer.

Ekipi për Bashkimin e lidhjeve familjare pranë “Vinojug” – Gjevgjeli, pa pushim vazhdon me punën e vet, duke u munduar t’i plotësojë ëndërrat e personave dhe familjeve të cilat janë ndarë nga më të dashurit dhe më të afërmit e tyre me qëllim të ikin dhe gjejnë qetësi larg konflikteve të përditshme. Që e gjithë kjo të jetë mbaruar me sukses me rëndësi të madhe ishte përkrahja dhe puna e palodhshme nga ana e përkthyesve si pjesë e ekipeve mobile pranë Kryqit të kuq të RM-së.

untitled-2

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025