3 Qershor, 2016

“Stop për indiferencën – Ta ruajmë njerëzimin”

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 02.06.2016 mbajti punëtori me përfaqësuesit e mediave. Në vet punëtorinë morën pjesë 20 media nga e gjithë Maqedonia. Punëtorinë e hapi sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti.

Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes tek popullata për nevojat humanitare gjatë migrimeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore dhe katastrofat e shkaktuara nga njeriu.

Kryqi i kuq siguron përkrahje intensive për migrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë kah vendet perëndimore evropiane. Aktivitetet e Shoqatës nacionale realizohen nga ana e 260 vullnetarëve dhe të punësuarve të cilët vazhdimisht gjatë tërë ditës sigurojnë përkrahje në Gjengjeli (R. E Greqisë) dhe Tabanoc (R. Serbisë). Aktivitetet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë janë përkrahur nga më shumë donatorë të vendit dhe ndërkombëtarë. Përkrahja e Shqoatës nacionale për emigrantët është në formë të sigurimit të ushqimit, pakove higjienike, ndihma e parë, bashkimi i lidhjeve familjare etj.

Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e të gjithë krizës me emigrantë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me përkrahjen e Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe filloi fushatë për ngritjen e vetëdijes tek popullata për nevojat humane të emigrantëve dhe aktivitetet për përkrahje të cilat i realizon Shoqata nacionale.

 

LOGOG

< kthehu mbrapa