Takim i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Saiti me ministrin Limani
Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti sot ka takuar Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë dhe Kryqit të Kuq dhe shërbimet e zhvilluara sociale, si: ndihma dhe kujdesi në shtëpi, asistenca personale, qëndrimi ditor për të moshuarit me moshë aktive dhe të tjera. Të njëjtat janë në dispozicion të qytetarëve në nivel lokal, në vendbanimin e përfituesve dhe për zbatimin e të cilave Ministria ka lidhur kontrata për grante.
Sekretari i Përgjithshëm, Saiti informoi edhe për projekte të tjera në të cilat po punon Kryqi i Kuq, si shërbimi “Butoni i urgjencës”, në dispozicion për të moshuarit, për funksionimin e Pikës së të pastrehëve “Momin potok”, si dhe lloje të tjera të mbështetjes për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të vendosur, duke zgjeruar vëllimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të jenë në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.