Trajnim për diseminues të PVH Cikli PVH 2024
Këtë fundjavë (3-4 shkurt) në Shkup është mbajtur trajnimi për diseminues të PVH. Janë trajnuar dhe motivuar 37 diseminues të propozuar nga organizatat e tyre të Kryqit të Kuq Komunal. Gjatë trajnimit ishin të pranishëm edhe 10 mentorë, të cilët do të mbështesin diseminuesit në procesin e krijimit të projekteve të vogla.
Në periudhën e ardhshme do të zhvillohen 111 trajnime, gjatë të cilave 1200 të rinj do të trajnohen për diseminimin, zhvillimin dhe dokumentimin e projekteve të vogla. Më pas, në një periudhë 2 mujore, të rinjtë në terren do të krijojnë projekte të vogla në dobi të komunitetit. Më shumë se 150 projekte të vogla pritet të zhvillohen, përmes të cilave do të ndihmohen më shumë se 3000 njerëz.
Programi Promovimi i Vlerave Humane është një program kombëtar për rekrutimin dhe mbajtjen e vullnetarëve në radhët e Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq. Ajo funksionon prej më shumë se 25 vitesh në vendin tonë dhe ka më shumë se 30 instruktorë aktivë.