Trajnime për të punësuarit dhe vullnetarët për dhënien e ndihmës së parë psikologjike në situata emergjente dhe humanitare dhe në kohë paqeje.
Në periudhën nga 21 deri më 24 nëntor të vitit 2021, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe organizuan trajnime për të punësuarit dhe vullnetarët për dhënien e ndihmës së parë psikologjike në situata emergjente dhe humanitare dhe në kohë paqeje.
Mbështetja psikosociale e cila bazohet në komunitet përfshin ndihmën e parë psikologjike, grupet për përkrahje, krijimin e hapësirave të sigurta dhe miqësore për fëmijët, edukimin mbi reagimet dhe mekanizmat e përballimit të humbjeve dhe situatave stresuese, rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe kujdesin për vullnetarët dhe të punësuarit gjatë krizave dhe në kohë paqeje.
Këto trajnime janë pjesë e strategjisë së Kryqit të Kuq të RMV për lehtësimin dhe forcimin e qëndrueshmërisë natyrore të njerëzve në nivel individual dhe kolektiv, dhe janë pjesë përbërëse e modelit për përkrahje psiko-sociale që Kryqi i Kuq planifikon të krijojë në të gjitha nivelet dhe aktivitetet në shoqërinë kombëtare. Vitin e kaluar, u zhvilluan trajnime online në fushën e NPP dhe MPS, me qëllim mbështetjen e vullnetarëve në pikat e vaksinimit.