Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
U HAP SHITORJA PËR RROBA

2015-06-10

U HAP SHITORJA PËR RROBA

prodavnica

Këtë fundjavë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë hapi Shitoren për rroba që është pajisur dhe funksionon me përkrahjen e Alfa Bank SHA Shkup. Shitorja u vizitua dhe zyrtarisht u hap nga ana e Drejtorit kryesor ekzekutiv të Alfa Bank, z. Dimitris Papajoanu, Drejtori gjeneral, zonja Milena Perçinkova dhe Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti.

Përskaj shitores janë vendosur edhe 4 kontenjerë për dhurimin e rrobave në katër qytete dhe atë në Shkup, Manastir, Ohër dhe Strugë.

Hapja e kësaj shitore paraqet fazën e tretë të Projektit për dhurimin dhe shpërndarjen e rrobave që e implementon Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit me përkrahjen e Alfa Bank, e që filloi para dy viteve. Atëherë u vendosën 8 kontenjerë për rroba ku qytetarët në çdo kohë mund të dhurojnë rroba, e pastaj, vitin tjetër u hap edhe Pika për rroba ku familjet e rrezikuara sociale munden me vauçer të marrin rroba, adekuate për nevojat e tyre. Si fazë e tretë e këtij projekti është hapja e Shitores për rroba që do tu mundësojë qytetarëve me çmime simbolike të blejnë rroba të përdorura. Në këtë mënyrë bëhet edhe hapi i parë kah vetqëndrimi i këtij projekti i cili para se gjithash është i drejtuar kah ndihma dhe përkrahja e popullatës së mjeruar.

Shitorja për rroba është e vendosur në rr. Koço Racin nr.13, në ndërtesën e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2024