U mbajt punëtoria për ndihmë të parë psikologjike dhe mbështetje psikosociale
Në periudhën 22-24.03.2019 në Qendrën e trajnimit të kuadrove “Solferino” në Strugë, u mbajt një punëtori për ndarjen e rezultateve dhe zhvillimin e një koncepti të mëtejshëm për forcimin e kapaciteteve të Shoqatës nacionale në kuadër të Projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situata emergjente”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Kryqit të kuq të Austrisë. Në këtë punëtori morën pjesë gjithsej 29 përfaqësues të Zyrës qendrore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, OKKK-ve të Velesit, Manastirit, Ohrit dhe Kriva Pallankës, të cilët kishin mundësi të ndajnë përvojat për aktivitetet për ndihmën e parë psikologjike dhe mbështetjen psikosociale, si dhe të informohen për rezultatet e projektit.
Gjatë punëtorisë fillimisht u prezantuan të arriturat e deritanishme në kuadër të projektit që nga fillimi i zbatimit në vitin 2017. Më pas, u prezantuan përmbajtje nga ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale për përdoruesit, punonjësit dhe vullnetarët e Kryqit të kuq, dhe nga menaxhimi me vullnetarët spontanë. Pas prezantimit të veglave u zhvillua një diskutim më i gjerë i udhëhequr nga Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti, pas së cilit u arritën përfundime për zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve programore të Shoqatës nacionale në fushën e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale.