U zhvilluan 3 trajnime rifreskuese për ligjeruesit dhe demonstruesit e ndihmës së parë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 14.02-15.02.2024 ka realizuar 3 trajnime rifreskuese për ligjërues dhe demonstrues të kurseve të ndihmës së parë për shoferë dhe organizata të punës.
Në Zyrën Qendrore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajtën kurse rifreskuese për demonstrues dhe ligjërues. Në kurset e rifreskimit morën pjesë gjithsej 33 edukatorë nga 10 OKKK dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.
Kryqi i Kuq i RMV-së me këto trajnime synon të rifreskojë njohuritë e ligjëruesve dhe demonstruesve në ndihmën e parë dhe në të njëjtën kohë t’i njoftojë ata me të gjitha risitë dhe ngjarjet aktuale në fushën e ndihmës së parë në periudhën e tre viteve të fundit.