Vizitë e delegacionit nga Kryqi i Kuq i Shqiptërisë
Në periudhën 27-29.09.2024, një delegacion prej 10 anëtarësh nga Kryqi i Kuq i Shqipërisë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Artur Katuci vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë në një takim të përbashkët të mbajtur në h. Solferino. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Zyra Qendrore e Kryqit të Kuq të RMV-së të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm dr. Sait Saiti, si dhe përfaqësues nga strukturat menaxhuese dhe administrative të Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq Manastir, Gostivar, Kumanovë dhe Çair.
Më 27 shtator 2024, u mbajt akti zyrtar i nënshkrimit të marrëveshjes katërvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet Organizatës Komunale të Gostivarit dhe Organizatës së Kryqit të Kuq nga Elbasani.
Gjatë datave 28 dhe 29 shtator, organizatat e vëllazëruara nga të dy shoqatat kombëtare shkëmbyen përvoja dhe përgatitën plane për bashkëpunim dypalësh për vitin 2025, përkatësisht organizatat Manastir me Vlorën, Gostivari me Elbasanin, Kumanova me Durrësin dhe Çairi me Elbasanin.
Organizatat e vëllazëruara kanë identifikuar aktivitete që do të futen në një plan aksionar të unifikuar vjetor me elementet përshkrimin e aktivitetit, kornizën kohore, rezultatet e pritura dhe burimet e kërkuara. Gjatë muajit tetor, plani do t’i shtohet si aneks marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara dhe zyrat qendrore do të jenë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të tyre.
Gjatë muajit tetor/nëntor të vitit të ardhshëm, organizatat e vëllazëruara do të mbajnë takime online ose ballë për ballë për të përcaktuar planet e veprimit për vitin në vazhdim. Për rezultatet e bashkëpunimit ndërkombëtar, organizatat do të përgatisin një raport periodik pas dy vjetësh dhe një përfundimtar në përfundim të marrëveshjes së bashkëpunimit.