Vizitë e një delegacioni të Kryqit të Kuq Shqiptar
Në periudhën 28-29.10.2022 Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizitoi një delegacion i Kryqit të Kuq Shqiptar i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Shqipërisë Artur Katuci, kryetari i Kryqit të Kuq të Shqipërisë Ylli Alushi, nënkryetari dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Kryqit të Kuq të Shqipërisë.
Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi zyrën qendrore, gjatë së cilës zhvilloi takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së Sait Saiti, kryetarin e KKRMV-së, Romel Velev, zv. kryetarët e KKRMV, dhe pjesë e shërbimit profesional.
Qëllimi parësor i vizitës ishte shqyrtimi i bashkëpunimit aktual programor dhe zbulimi i mundësive për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme programore të dy shoqatave kombëtare.