Vizitë në OKKK Manastir me rastin e shënimit të 17 Marsit
Më 12 Mars 2022, kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut Prof. d-r. Romell Velev dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut d-r. Sait Saiti me rastin e 17 Marsit – Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të RMV dhe Ditës së dhurimit të gjakut në RMV vizituan Organizatën komunale të Kryqit të Kuq Manastir.
Me rastin e shënimit, në Teatrin kombëtar – Manastir u mbajt manifestim në praninë e kryetarëve të Komunës së Manastirit z. Toni Konjanovski, Komunës së Mogillës z. Draganço Sabotkovski, Komunës së Novacit z. Stevçe Stevanovski dhe mysafirë tjerë të ftuar. Të pranishmit i përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm d-r. Sait Saiti.
Në këtë manifestim u mbajt shfaqja teatrale “Shkoj për gjueti” e realizuar nga vullnetarët e Klubit të të rinjve të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Manastir. Në fund u ndanë çmime për dhuruesit e gjakut nga Manastiri që kanë dhuruar gjak 50, 75, mbi 130 herë dhe për një dhurues gjaku që ka dhuruar gjak 141 herë.