Vizitë studimore në Serbi në kuadër të Projektit rajonal “Ndërmerr aksion për përfshirjen sociale të personave të moshuar”
Nga 20-24 dhjetor të vitit 2017, në Serbi, është realizuar një vizitë studimore për këmbimin e përvojave nga realizimi i aktiviteteve për përfshirjen sociale të personave të moshuar, organizuar nga Kryqi i kuq i Serbisë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të Projektit rajonal, implementimi i të cilit bëhet përmes Kryqit të kuq të Serbisë si koordinues i projektit, në partneritet me Kryqin e kuq të Austrisë, Kryqin e kuq të Maqedonisë, Shoqatën qytetare “Humanost” nga Maqedonia, Kryqin e kuq të Malit të Zi dhe shoqatat qytetare të Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Në vizitën studimore morën pjesë përfaqësues të ekipeve të projektit dhe anëtare të rrjetit InkluzivaM nga Maqedonia, si dhe përfaqësues të ekipit të projektit dhe rrjetës së shoqatave qytetare të Malit të Zi. Nga Maqedonia morën pjesë përfaqësuesit e ekipit të projektit të Kryqit të kuq të RM-së, “Humanost” dhe Shoqatës së Sëmundjes Alzhajmer.
Më 21.12.2017 në Kryqin e kuq të Serbisë u organizua një takim me anëtarët e rrjetit HumanaS, në të cilin koordinuesi i aktiviteteve të projektit të Kryqit të kuq të RM-së prezantoi rezultatet nga hulumtimi i bërë për nevojat e hapjes së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për personat e moshuar. Në këtë takim u paraqitën aktivitetet e anëtarëve të HumanaS për përfshirjen sociale të personave të moshuar. Nga ana e përfaqësueseve të iniciativës qytetare nga Beogradi u prezantuan procedurat financiare në përputhje me Standardet Evropiane, si dhe për rregullat e dukshmërisë.
Gjatë vizitës studimore u mundësua vizita e Shërbimit të Vullnetarëve “Zvezdara”, Beograd, në të cilin u paraqitën aktivitetet përmes të cilëve ky shërbim ofron ndihmë për personat e moshuar në këtë komunë. Në këtë shërbim vullnetarët patën mundësinë për të zbatuar aktivitete edukative, rekreative dhe kreative me personat e moshuar, por njëkohësisht personat e rritur si vullnetarë ofruan ndihmë në shtëpi për personat e moshuar, të cilët i vizitojnë një herë në javë ose më shumë herë nëse ka nevojë. Gjatë vizitës përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Malit të Zi morën pjesë në ngjarjen solemne të shënimit të ekzistimit pesëvjeçar të një këndi për personat e moshuar të Kryqit të kuq të Kragujevcit. Përmes këtij këndi dedikuar për një plakje cilësore dhe të shëndetshme, realizohen grupe për vetë-ndihmë, funksionon telefoni për ndihmë për personat e moshuar dhe gjithashtu zbatohen aktivitetet – fundjava punuese në fshat, ku vizitohen personat e moshuar dhe të pafuqishëm dhe për ta ofrohen shërbime shëndetësore dhe sociale. Është bërë vizita edhe e Qendrës së Gerontologjisë “Bezhanijska Kosa” në Beograd. Kjo qendër mbulon katër fusha, si kujdesi afatgjatë për të moshuarit, shërbimet ditore në komunitet, info-qendra dhe shërbimet sociale dhe administrative. Gjithsej me këto shërbime janë përfshirë më shumë se 10.000 përdorues, dhe janë realizuar mbi 150 aktivitete programore në të cilat janë përfshirë të gjitha gjeneratat.
Këmbimi i përvojave të aktiviteteve për përfshirjen sociale të personave të moshuar në kuadër të vizitës studimore ishte me rëndësi të jashtëzakonshme dhe kjo do të shërbejë si një praktikë pozitive për zhvillimin e aktiviteteve dedikuar për personat e moshuar.