Vizitë ne Kryqin e Kuq të Bullgarisë
Me ftesë të Kryqit të Kuq Bullgar në periudhën 28-29.05.2021, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut d-r. Sait Saiti bëri një vizitë në Kryqin e Kuq Bullgar në Sofje.
Rasti i vizitës ishte një paraqitje e ftuar në seancën zgjedhore të Asamblesë së Kryqit të Kuq Bullgar për mandatin 2021-2024. Gjatë seancës zgjedhore për mandatin e ardhshëm të zyrës, Akademiku Hristo Grigorov, u zgjodh President i Kryqit të Kuq Bullgar, ndërsa prof. Zdravko Marinov, Dr. Valentin Peev dhe Stojcho Stojchev u zgjodhën për nënkryetar të shoqatës nacionale.
Gjatë sesionit u prezantuan arritjet dhe rezultatet e punës në periudhën 2017-2020 me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në lidhje me pandeminë Covid – 19.
Pas seancës zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r. Sait Saiti u takua me udhëheqjen e zgjedhur dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Bullgar për të diskutuar vazhdimin e praktikave pozitive në bashkëpunimin midis dy Shoqatave nacionale.