Vlerësimi i kapaciteteve të Kryqit të Kuq Dibër
Nga data 19-20 prill në Kryqin e Kuq Dibër është bërë Vlerësimi i kapaciteteve organizative të Organizatës Komunale (VKOOK). 11 anëtarë të organizatës, punonjës, vullnetarë, përfaqësues të bordit drejtues përmes përvojës së tyre patën mundësinë të kontribuojnë në identifikimin e fushave të rëndësishme në të cilat duhet të ketë përparim dhe zhvillim të Organizatës Komunale për të krijuar një organizatë të fortë.
Është përgatitur një plan zhvillimor për një periudhë njëvjeçare përmes të cilit do të arrihet përmirësimi dhe përfshirja më e madhe e komunitetit në krijimin e planeve dhe aktiviteteve sipas nevojave të tyre.
Urime të gjithë të përfshirëve nga Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Dibër për zbatimin e suksesshëm të procesit.
Përndryshe, VKOOK ose Vlerësimi i kapaciteteve organizative të Degës (BOCA) është një instrument i zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i cili synon në mënyrë të strukturuar të mundësojë vetëvlerësimin e Organizatës Komunale për 34 fusha organizative në funksion, të njihet niveli i të cilave ndodhet në kontekstin e këtyre zonave, të përcaktohen prioritetet për zhvillim për vitin e ardhshëm dhe të përgatitet një plan për zhvillimin e Organizatës Komunale.