13 Shtator, 2024

Vlerësimi i kushteve aktuale në terren

Në kuadër të Programit për realizimin e lidhjeve familjare të Kryqit të Kuq të RMV-së në periudhën prej 03-06.09.2024, koordinatori i programit për realizimin e lidhjeve familjare pranë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nga Beogradi, Ivan Antoniq, vizitoi shoqatën kombëtare.

Qëllimi i tij ishte vlerësimi i gjendjes aktuale në terren dhe biseda me përfaqësuesit e ekipeve mobile që nga viti 2015 operojnë në dy qendrat transitore, Vinojug dhe Tabanovc.

Krahas kësaj, fokusi u vu edhe në vazhdimin e ngritjes së kapaciteteve për realizimin e lidhjeve familjare në Kryqin e Kuq të RMV-së, për të cilën u ranë dakord për disa aktivitete deri në fund të vitit, si dhe gjatë vitit të ardhshëm.

< kthehu mbrapa