12 Gusht, 2024

E ZGJEROJMË EKIPIN TONË!

Nëse jeni person profesionist, i organizuar mirë dhe i motivuar dhe dëshironi të punoni në një atmosferë të këndshme me mundësi përparimi në karrierë, vazhdoni të lexoni.

Përfitoni nga mundësitë që ju ofrojmë dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë humanitare që punon për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, sigurimin e respektit dhe dinjitetit për njeriun, e veçanërisht në rast të aksidenteve dhe fatkeqësive, promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të ofruar ndihmë, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.

 

Zyra qendrore e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs për punë:

Bashkëpunëtor profesional për çështje financiare dhe administrative

 

Lokacioni: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Adresa: Bul. Koço Racin nr. 13, Shkup

 

Kualifikime të nevojshme:

  • Përvojë pune: Minimumi 2 vjet në të njëjtin pozicion pune ose të ngjashëm. Përvoja në menaxhimin e financave dhe administrimin e projekteve afatgjata të financuara nga donatorë të huaj është e dëshirueshme
  • Arsimi: Arsimi i lartë i përfunduar (VII/1) në fushën përkatëse – ekonomi, financë, kontabilitet dhe auditim.
  • Aftësi dixhitale: Njohuri të punës për paketën MS Office (Word, Excel, Powerpoint), internet, aplikacione emaili, platforma komunikimi: Microsoft Teams, Zoom. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë pune në Pantheon.
  • Gjuhë: Njohuri të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar)

 

Aftësi dhe shkathtësi:

  • Person i komunikueshëm dhe pozitiv
  • Aftësi shumë të zhvilluara organizative dhe analitike
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe afate kohore të shkurta
  • Mendim kritik
  • Puna ekipore
  • Motivim dhe besnikëri ndaj organizatës dhe qëllimeve të saj
  • Inovacion dhe kreativitet
  • Dëshirë për të mësuar
  • Ndjenjë e multikulturalizmit dhe mosdiskriminimit

 

Obligime për punë:

  • Menaxhimi i kontabilitetit financiar dhe të gjitha çështjeve në fushën e çështjeve materiale dhe financiare;
  • Kontimi dhe kontabiliteti për ndryshimet e përgjithshme financiare;
  • Ndihma në kryerjen e detyrave në fushën e operacioneve materiale dhe financiare;
  • Tërheqje të parave për shlyerjen e: urdhërpagesave, arkëtimeve, blerjeve të vogla të materialeve shpenzuese dhe karburanteve për automjete zyrtare;
  • Kompletimi i dokumenteve financiare dhe likuidimi i tyre;
  • Përgatitja e faturave dalëse;
  • Mbajtja e shënimeve të faturave hyrëse dhe dalëse;
  • Përshtatja e evdencës në magazina dhe kontabiliteti material;
  • Mbajtja e raportit të arkës dhe regjistrimi i të gjitha ndryshimeve financiare;
  • Përgatitja e faturave të udhëtimit për udhëtime pune;
  • Përgatitja e urdhrave dhe faturave për pagesën e kontributeve dhe tarifave të tjera ligjore;
  • Përgatitja e listëpagesave dhe llogaritja e pagave të punonjësve në Shërbimin Profesional;

 

Informacione plotësuese:

Kohëzgjatja e orarit të punës për këtë pozitë është 40 orë në javë, nga e hëna deri në të premten. Aktivitetet e punës kryhen në hapësirat e Kryqit të Kuq të RMV.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë biografi të shkurtë në e-mail adresat që vijojnë:

mrc@redcross.org.mk ose asistent@redcross.org.mk

Ju presim.

 

Me të dhënat e marrura do të veprohet në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

< kthehu mbrapa