Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Punëtoria për uljen e rrezikut nga katastrofat

2017-11-21

Punëtoria për uljen e rrezikut nga katastrofat

Në organizim të Kryqit të kuq të Serbisë dhe Kryqit të kuq të Austrisë, në periudhën 15-16 nëntor të vitit 2017 në Beograd u mbajt punëtoria për uljen e rrezikut nga katastrofat.

Qëllimi i punëtorisë ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të SHN-ve të rajonit dhe i planeve të ardhshme për uljen e rrezikut në institucionet arsimore.  Pjesëmarrësit e punëtorisë vëmendje të veçantë i kushtuan realizimit të projekteve për uljen e rrezikut në shkollat e Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë, të implementuara gjatë viteve të kaluara, si dhe projektet e ngjashme në vendet tjera të implementuara kryesisht me qëllim që të ngritët ndërgjegjja tek të rinjtë nëpër shkolla për rreziqet gjatë katastrofave. Gjithashtu u diskutua edhe korniza për bashkëpunimin e mirë fqinjësor me marrëveshjen e nënshkruar në Zagreb e vitit 2017, në aspekt të aktiviteteve për gatishmëri dhe reagim gjatë katastrofave dhe sigurimin e mbështetjes ndërkufitare.

Si konkluzion i punëtorisë doli që shoqatat nacionale të bashkëpunojnë për përgatitjen e aplikimeve të projektit për uljen e rrezikut nga katastrofat në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Austrisë.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

Црвен Крст на Република Северна Македонија

Boulevard Kocho Racin 13, Skopje 1000

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025