Punëtoria për uljen e rrezikut nga katastrofat
Në organizim të Kryqit të kuq të Serbisë dhe Kryqit të kuq të Austrisë, në periudhën 15-16 nëntor të vitit 2017 në Beograd u mbajt punëtoria për uljen e rrezikut nga katastrofat.
Qëllimi i punëtorisë ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të SHN-ve të rajonit dhe i planeve të ardhshme për uljen e rrezikut në institucionet arsimore. Pjesëmarrësit e punëtorisë vëmendje të veçantë i kushtuan realizimit të projekteve për uljen e rrezikut në shkollat e Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë, të implementuara gjatë viteve të kaluara, si dhe projektet e ngjashme në vendet tjera të implementuara kryesisht me qëllim që të ngritët ndërgjegjja tek të rinjtë nëpër shkolla për rreziqet gjatë katastrofave. Gjithashtu u diskutua edhe korniza për bashkëpunimin e mirë fqinjësor me marrëveshjen e nënshkruar në Zagreb e vitit 2017, në aspekt të aktiviteteve për gatishmëri dhe reagim gjatë katastrofave dhe sigurimin e mbështetjes ndërkufitare.
Si konkluzion i punëtorisë doli që shoqatat nacionale të bashkëpunojnë për përgatitjen e aplikimeve të projektit për uljen e rrezikut nga katastrofat në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Austrisë.