Politika e privatësisë

Politika e privatësisë e të dhënave personale në faqen e internetit rregullon mënyrën në të cilën Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbledh, përdor, mirëmban dhe zbulon të dhënat e mbledhura nga përdoruesit (individualisht – “Përdorues”) në www.ckrm.org.mk ueb faqe (“Faqe”). Kjo politikë e privatësisë zbatohet vetëm për ueb faqen.

Kontrollues i të dhënave personale të grumbulluara

Kontrolluesi i të dhënave personale është Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Bul. “Koço Racin” nr. 13, 1000 – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në çfarë mënyre bëhet përpunimi i të dhënave personale?

Përpunimi i të dhënave tuaja personale nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut kryhet në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë të gjitha masat e përshkruara teknike dhe organizative për fshehtësinë dhe mbrojtjen në përpunimin e të dhënave personale me të cilat disponon.

Cilat informacione i grumbullojmë?
Kur vizitoni faqen e internetit, privatësia Juaj respektohet plotësisht. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbledh të dhënat e mëposhtme kur vizitoni ueb faqen:

Informacione personale për identifikim
Ne mund të mbledhim informacione personale për identifikim nga përdoruesit në mënyra të ndryshme në lidhje me aktivitetet, shërbimet, veçoritë ose burimet e disponueshme të ueb faqes. Përdoruesit gjithashtu mund të vizitojnë faqen në mënyrë anonime.

Informacione identifikimi të cilat nuk janë personale
Ne mund të grumbullojmë edhe informacione identifikimi për përdoruesit të cilat nuk janë personale, gjithmonë kur e vizitojnë ueb faqen. Informacionet e identifikimit të cilat nuk janë personale mund të kyçin Internet Protokolin (IP) adresën Tuaj, pajisjen prej ku keni qasje, llojin dhe modelin, sistemin operativ Tuaj, emrin e kërkuesit në internet, faqet të cilat i vizitoni në ueb faqen tonë dhe kohën të cilën e kaloni në çdo faqe, prej ku merrni internet dhe informacione të ngjajshme.

Biskuitat (cookie) e kërkuesit në internet
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të na mundësuar që të njohim shfletuesin tuaj gjatë vizitës tjetër në këtë faqe. Shfletuesi i përdoruesit ruan cookie në kompjuterin e tij me qëllim ruajtjen e shënimeve të vizitave në sit. Cookies mund të ruajnë preferencat tuaja dhe informacione të tjera teknike, por mund të mos lexojnë të dhëna ose informacione nga hard disku ose telefoni juaj celular. Përdoruesit mund të zgjedhin të vendosin që shfletuesit e tyre të internetit të refuzojnë cookies ose të lëshojnë një paralajmërim sa herë që dërgojnë cookie. Nëse përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë siç është menduar. Kushtet e përdorimit të cookies në faqen tonë janë për një periudhë një mujore, që do të thotë se nëse e hapni faqen përsëri duhet të klikoni “Pajtohem” ose “Nuk pajtohem”.

Analitika e “Google”
Faqja përdor analitikën e Google për të ndihmuar në analizimin e mënyrës se si përdoruesit përdorin faqen. Ky mjet përdor cookie. Informacionet e gjeneruara nga cookies në lidhje me përdorimin tuaj të faqes (përfshirë adresën IP) i përcillet Google-s. Këto informacione përdoren për të vlerësuar përdorimin e faqes nga përdoruesit dhe për të bërë raporte statistikore mbi aktivitetin e faqes.

Ne nuk do (as do të lejojmë palëve të treta) të përdorim mjetin e analitikës statistikore për të gjurmuar ose mbledhur ndonjë informacion personalisht të identifikueshëm të përdoruesve të faqes sonë. Google nuk do ta shoqërojë adresën tuaj IP me ndonjë nga të dhënat tuaja të tjera të ruajtura në Google.

Si i grumbullojmë të dhënat personale

Të dhënat personale i grumbullojmë përmes kanaleve të ndryshme, duke kyçur:

  • Nëpërmjet përdorimit Tuaj të ueba faqes sonë, duke i kyçur këtu edhe format për aplikim;
  • Nëpërmjet e-mailit tonë: [email protected]dcross.org.mk
  • Nëpërmjet postës.

Si i përdorim informacionet e grumbulluara?
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbledh dhe përdor informacione nga përdoruesit për të lehtësuar ndihmën, trajnimin, aktivitetet dhe aktivitetet në terren me qëllimin kryesor për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Informacione personale ne nuk i shesim, shkëmbejmë ose ua huazojmë palëve të treta. Të dhënat personale mund të zbulohen vetëm në përputhje me rregulloret ligjore të përcaktuara në rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rregulloret e tjera në fuqi.

Ueb faqet e personave të tretë
Përdoruesit mund të gjejnë reklama ose përmbajtje të tjera në faqen tonë që lidhen me faqet dhe shërbimet e tjera të partnerëve tanë, donatorëve dhe palëve të tjera të treta. Ne nuk kontrollojmë përmbajtjen ose lidhjet që përmbahen në ato faqe dhe nuk jemi përgjegjës për veprimet e punonjësve të faqeve të lidhura me ose nga faqja jonë.

 

Politika për privatësinë e të dhënave personale vetëm për ueb faqen
Kjo politikë për privatësinë e të dhënave personale zbatohet vetëm për informacionin e mbledhur përmes faqes sonë të internetit dhe nuk zbatohet për të dhënat personale të mbledhura në asnjë mënyrë tjetër.

Ndryshime në politikën për privatësinë e të dhënave personale
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka të drejtë të përditësojë këtë politikë të privatësisë në çdo kohë. Kur ta bëjmë këtë, ne do të njoftojmë faqen kryesore të faqes në internet dhe do të rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqe.

Pranimi i kushteve
Duke përdorur këtë faqe, përdoruesi pajtohet me dispozitat e politikës së privatësisë së të dhënave personale të faqes. Nëse nuk pajtoheni me politikën, ju lutemi mos përdorni faqen tonë.

Na kontaktoni
Nëse keni pyetje në lidhje me Politikën e privatësisë së të dhënave personale të Faqes, praktikat apo komunikimin me Faqen, ju lutemi na kontaktoni në:

Telefoni: 00 389 02 311 43 55

Fax: 00 389 02 323 05 42

e-mail: [email protected]

< kthehu mbrapa