Antarsohu

Anëtar i Kryqit të Kuq është personi i cili formalisht i ka pranuar kushtet për anëtarësim në pajtueshmëri me dispozitat e Statutit apo rregullat e shoqatës nacionale dhe ka të drejtë të jetë i zgjedhur apo të zgjedhë përfaqësues në trupat udhëheqëse.

Anëtarësimi në Kryqin e Kuq të RM-së është vullnetar dhe i hapur për të gjithë. Anëtar mund të jetë secili qytetar i cili e pranon statutin dhe vullnetarisht nënshkruan, dhe i cili në bazë vullnetare pranon që një herë në vit me shumë simbolike t’i përkrahë aktivitetet e Kryqit të Kuq nëpërmjet pagesës për anëtarësimi vjetor. Anëtarët e Kryqit të Kuq njëkohësisht mund të jenë edhe vullnetarë aktiv por edhe realizues të aktiviteteve humane. Dallimi është në atë se kanë të drejtë vote të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur në Këshillin ekzekutiv të organizatave të Kryqit të Kuq, si dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në krijimin e punës së Shoqatës nacionale. Anëtarë të Kryqit të Kuq mund të jenë: anëtarë aktiv, anëtarë – parapagues, anëtarë nderi dhe anëtarë patronë. Anëtarë aktiv janë personat të cilët në mënyrë aktive janë të kyçur në punën e Kryqit të Kuq dhe paguajnë anëtarësim vjetor. Anëtarët – parapagues janë anëtarë të cilët paguajnë anëtarësim vjetor. Anëtarë nderi janë persona të jetës publike në RM-së dhe jashtë vendit, të cilët me punën e tyre vullnetare, posaçërisht me meritat dhe donacionet e tyre kanë kontribut të posaçëm në zhvillimin e Kryqit të Kuq, ndërsa për anëtarët e nderit janë shpallur nga ana e Këshillit ekzekutiv të KKRM-së. Anëtar patron është person publik i caktuar nga Këshilli ekzekutiv, i cili vazhdimisht e ndihmon shoqatën nacionale.

 

    Emri

    Mbiemri

    Email (detyrueshëm)

    Komuna

    Lënë mesazh

     

    < kthehu mbrapa