Veprimtaria

Puna e të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka për qëllim nevojat e të rinjve, përmes qasjes nga kolegët dhe formave të ndryshme të arsimit joformal për promovimin dhe përmirësimin e shëndetit, lehtësimin e problemeve sociale përmes veprimeve humanitare, reagimi emergjent aspekti humanitar, ruajtja e dinjitetit dhe diversitetit, trajnimi i popullatës së re për mbrojtje dhe vetëmbrojtje, përvetësimi i aftësive në fushën e ndihmës së parë, promovimi i parimeve të lëvizjes, thirrja e kulturës së dialogut për mirëkuptim reciprok , tolerancën dhe trajtimin njerëzor pa diskriminim.

Çka përfshin veprimtaria jonë?

Gama e aktiviteteve të të rinjve të Kryqit të Kuq është e mbushur me projekte, programe dhe veprime interesante që janë fryt i mendjes krijuese të të rinjve dhe dëshirës për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për të. Si aktivitete standarde që realizohen në secilin Klub Rinor janë:

  • Disemini për Lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe;
  • Iniciativa për përkrahje humanitare të individit apo grupit qëllimor;
  • Promovimi i vlerave humane;
  • Edukime moshatare për programe preventive
  • Gara për ndihmë të parë;
  • Trajnime për përforcimin e kapaciteteve të vullnetarëve të rinj;
  • Kyçje në aktivitetet programore të Shoqatës nacionale.

Cilat janë përfitimet nga veprimtaria në sektorin e të rinjve?

Sektori i të rinjve vazhdimisht po zgjerohet me aktivitete dhe programe të përshtatshme për nevojat e përdoruesve dhe trendet aktuale. Ofron mundësi të ndryshme për të rinjtë siç janë:

  • Përforcimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i aftësive të buta
  • Trajnime, seminare, akademi dhe trajnime për zgjerimin e diturive
  • Mundësi për përparimin e kuadrove rinore në liderë, zëvendës liderë dhe përfaqësues me Këshillin e të rinjve
  • Rrjetëzim me vullnetarët tjerë në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
  • Zgjerim i miqësisë dhe krijim i kujtimeve të paharrueshme

Projektet dhe programet e Klubeve të të rinjve në bashkësinë tuaj

Segment i ri në anën tonë që ka për qëllim ta afrojë punën e të rinjve në bashkësinë ku veprojnë – SË SHPEJTI!

< врати се назад