Prezantimi i procesit “Transformimi 28” para Kryetarit të RMV z. Stevo Pendarovski
Më datën 07.06.2022, gjatë një seance të rregullt të Bordit Drejtues të Kryqit të Kuq të RMV, ishte në vizitë Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski. Në seancë u prezantua ecuria se si do të zbatohet faza e konsultimit për procesin “Transformimi 28”.
Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje të fortë për zbatimin e procesit për identifikimin e mundësive të zhvillimit të Kryqit të Kuq të RMV për periudhën e ardhshme pesë vjeçare, si dhe iniciativën për të përkrahur promovimin e dokumentit. U theksua kontributi i deritanishëm i organizatës dhe përpjekjet e përgjithshme ndaj institucioneve shtetërore përball sfidave humanitare të sotme, gatishmëria për të zgjeruar bashkëpunimin me Kryqin e Kuq dhe për të pritur nisma dhe ambicie të mëtejshme.