26 Maj, 2022
TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUES TË ODAVE EKONOMIKE DHE SEKTORIT KORPORATIV
Procesin fillestar konsultativ-pjesëmarrës nga Transformimi 28 e përfunduam me takimin e fundit me përfaqësues të odave ekonomike dhe sektorit të korporatave. Njohja dhe mbështetja nga sektori i korporatave është i një rëndësie të veçantë për ne në proceset e transformimit dhe pozicionimit tonë në shoqëri dhe sigurisht për të përmbushur nevojat e komunitetit.
Faza tjetër e procesit përfshin krijimin e një kornize pesëvjeçare zhvillimore që do të përfshijë të gjitha propozimet, pikëpamjet dhe iniciativat nga takimet e mëparshme me punonjësit, vullnetarët, anëtarët, partnerët dhe mbështetësit tanë.