29 Janar, 2019

15 aksione të dhurimit të gjakut dhe 4.434 njësi të gjakut në kujtim të Toshes

Më 25.01.2019, në Shtëpinë e ARM-së, për herë të pesëmbëdhjetë u realizua një aksion i madh i dhurimit të gjakut kushtuar humanistit të madh, Toshe Proeski, për të shënuar ditëlindjen e tij. Në këtë aksion, gjak dhuruan 417 qytetarë humanë, prej të cilëve shumica ishin dhurues të rinj.

Organizatorë të këtij aksioni të dhurimit të gjakut ishin Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, Organizata komunale e Kryqit të kuq – Qendër, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit dhe Klubi i Forumit të Fansave të Toshes. Aktiviteti u mbështet nga vullnetarët e Klubit 25- Klubi i dhuruesve të rinj të gjakut dhe motivuesit, vullnetarët e Klubit të të rinjve të Kryqit të kuq – Qendër, si dhe nga artisti Zhivko Popovski Cvetin. Karakteri dhe vepra humane e Toshe Proeskit janë një shembull dhe inkurajim pozitiv për shumë të rinj të cilët pikërisht në këtë ditë dhanë gjak, por edhe motivim për dhuruesit e shumëfishtë të gjakut për të vazhduar edhe në të ardhmen këtë akt human.

< kthehu mbrapa