Më jep kënaqësi të veçantë që mund t’ju përshëndes në emër të Kryqit të Kuq të RMV në ditën kur përkujtojmë themelimin e shoqatës sonë kombëtare dhe Ditën e dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Festimet janë gjithmonë të rëndësishme, sepse ato na japin një mundësi për të reflektuar mbi të kaluarën për të ndërtuar mbi arritjet e së kaluarës. Na vjen mirë që sot me siguri mund të themi se po vazhdojmë me sukses të realizojmë misionin tonë humanitar dhe së bashku me vullnetarët tanë vazhdojmë të ofrojmë shërbime të shumta për bashkëqytetarët tanë në komunitetet ku ata jetojnë. Gjithashtu, si rezultat i humanizmit të qytetarëve të vendit tonë, ne gjithmonë përpiqemi të japim kontributin tonë modest dhe të bashkojmë përpjekjet humanitare për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve që janë gjetur në vështirësi si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe migrimeve në vendet fqinje dhe në botë.
Si organizatë, ne po investojmë vazhdimisht në modernizimin e punës sonë dhe forcimin e rrjetit tonë të vullnetarëve dhe mbështetësve. Për kënaqësinë tonë të madhe dhe mbi të gjitha si rezultat i punës dhe rezultateve tona pozitive, ne vazhdojmë të gëzojmë besimin e partnerëve tanë, gjë që na lejon të jemi vazhdimisht inovativë dhe të përmirësojmë, të zgjerojmë fushën e shërbimeve tona për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave moderne me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë. Jemi veçanërisht krenarë që për 78 vjet Kryqi i Kuq mbetet një nga ato qoshe në shoqërinë tonë ku të rinjtë dhe të moshuarit identifikohen me parimet, vlerat dhe misionin tonë humanitar dhe kontribuojnë që të gjithë ne të japim një kontribut pozitiv, duke u mundësuar njerëzve një jetë më dinjitoze.
Më lejoni gjithashtu të shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen time për dhuruesit tanë të gjakut të cilët kanë një vend të veçantë në organizatën tonë dhe na bëjnë jashtëzakonisht krenarë sepse vazhdimisht arrijmë rezultate të shkëlqyera në fushën e dhurimit të gjakut. Faleminderit dhe urime partnerëve tanë – Institutit të Mjekësisë Transfuziale dhe Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e ndërsjellë që na mundëson të gjithëve të jemi krenarë për arritjet dhe rezultatet në dhurimin e gjakut në vendin tonë dhe funksionimin pa probleme të institucioneve shëndetësore përmes sigurimt të vazhdueshëm të sasive të nevojshme të gjakut dhe produkteve të gjakut.
Dëshiroj të dërgoj urime dhe falënderime edhe për organizatat tona komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit për rezultatet e arritura dhe kujdesin e veçantë që i kushtojnë edukimit dhe promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rezultatet tona në fushën e dhurimit të gjakut na motivojnë të vazhdojmë të ushqejmë vlerat njerëzore dhe të inkurajojmë ndërgjegjësimin kombëtar për rëndësinë e gjakut dhe dhurimit vullnetar të gjakut dhe solidaritetin përmes aktiviteteve të duhura dhe të synuara shëndetësore-edukative dhe motivuese.
Njerëzimi dhe solidariteti marrin shumë forma dhe fytyra dhe nuk janë kurrë një histori e përfunduar. Ata janë një sfidë për t’i ushqyer vazhdimisht, për t’u përpjekur të bëheni më të mirë dhe më human. Ju ftoj të gjithëve të kontribuoni në ndërtimin e një shoqërie më humane në të cilën dinjiteti, shëndeti dhe mirëqenia e bashkëqytetarëve tanë do të jenë më të rëndësishmit.
Ju Falemnderit për vëmendjen.