19 Tetor, 2023

Të nderuar…

 

Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në ngjarjen tonë, e cila është një paralajmërim i aspiratave tona për t’u rritur dhe ndryshuar në periudhën e ardhshme dhe një ftesë për të gjithë partnerët dhe mbështetësit tanë që të jenë pjesë e këtij procesi, i cili ka për të qenë edhe më efikas në punën tonë dhe më afër përdoruesve të shërbimit tonë.

Që nga themelimi i tij në kuadrin ndërkombëtar, Kryqi i Kuq ka qenë një organizatë që nxit ndryshime pozitive në shoqëri për të siguruar një qëndrim dinjitoz dhe njerëzor ndaj njerëzve, pavarësisht nga përkatësia e tyre racore, etnike, fetare, politike apo tjetër. Gjatë gjithë historisë sonë, Kryqi i Kuq gjithmonë përpiqet të shkojë një hap më tej, të bëjë diçka më shumë, duke promovuar solidaritetin dhe humanizmin, paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën si premisa bazë për mbështetjen e njerëzve që janë gjetur në vështirësi si pasojë e luftërave, konflikteve të armatosura, migrimet, fatkeqësitë ose përballen me sfida shëndetësore dhe sociale. Me kalimin e viteve, organizata jonë ka evoluar dhe ndryshuar vazhdimisht në përpjekje për të qenë e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave moderne, duke mos devijuar kurrë nga parimet tona themelore dhe dispozitat e Konventave të Gjenevës që rregullojnë punën e Kryqit të Kuq në kohë paqeje dhe situata emergjente.

Në periudhën në vijim priten shumë ndryshime në mënyrën se si jetojmë dhe në llojet e krizave dhe dobësive me të cilat ka gjasa të përballemi. Bota përreth nesh po ndryshon në mënyra komplekse dhe të ndërlidhura që ndikojnë në tendencat e përgjithshme shoqërore, me rreziqe dhe sfida në rritje për popullatën. Priten tranzicione edhe më të mëdha demografike, të cilat mund të shkaktojnë mosmarrëveshje dhe të nxisin tensione sociale. Migrimet dhe lëvizjet e vazhdueshme të popullsisë mund të çojnë në ndryshime të rëndësishme në strukturën tonë shoqërore dhe të vendosin një barrë shtesë mbi burimet dhe kohezionin social, gjë që mund të rezultojë në izolimin e shumë komuniteteve.

Zhvillimet politike dhe ekonomike mund të rezultojnë gjithashtu në zhvendosje dhe dallime të rëndësishme nga tendencat tradicionale që mund të çojnë në ndryshime të papritura sociale. Por ndoshta sfida më e madhe dhe më dramatike përpara do të jetë ballafaqimi me ndryshimet klimatike si rezultat i degradimit të mjedisit, shpeshtësisë së fatkeqësive dhe ndikimit të tyre në jetën e njerëzve. Të gjitha këto ngjarje klimatike, ekonomike dhe sociale pritet të çojnë në një cenueshmëri potencialisht më të madhe të popullsisë, e cila do të kërkojë një angazhim të shtuar të sektorit humanitar për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore.

Në një mjedis të tillë humanitar dhe social, Kryqi i Kuq i RMV, si një organizatë humanitare më e përgjegjshme shoqërore dhe më e madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë përpiqet t’u përgjigjet situatave komplekse për të siguruar që ajo që bëjmë është relevante, e fokusuar tek njerëzit, të cilët kanë nevojë më të madhe për mbështetje. Për këtë qëllim, në organizatën tonë ne kemi iniciuar një proces ndryshimi të cilin e quajtëm Transformimi-28, i cili duhet të na ndihmojë të përballemi më mirë me sfidat ekzistuese dhe të mundshme duke rritur efikasitetin dhe duke përmirësuar punën tonë në mënyrë që të jemi më të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve tona për popullsinë më të cenueshme në vend.

Shpresojmë që ky proces transformimesh do të na ndihmojë të ndërtojmë një koncept të ri lidershipi dhe vendimmarrjeje ku komunitetet lokale do të jenë qendra e ndryshimeve tona. Kuadri ynë i zhvillimit promovon diversitetin dhe përfshirjen e të gjithë atyre që njihen në vlerat e Kryqit të Kuq dhe ofron mundësi bashkëpunimi me partnerët tanë dhe grupet e interesit për të mundësuar ndryshime pozitive në vendin tonë, por mbi të gjitha për të na ndihmuar të arrijmë të margjinalizuarit dhe të izoluarit në komunitete ku të tjerët nuk munden.

Më jep kënaqësi të veçantë të ftoj të gjithë anëtarët, vullnetarët, punonjësit dhe partnerët tanë të bashkohen me ne në rrugëtimin tonë transformues që bashkon në frymën e solidaritetit dhe humanizmit dhe na sfidon të gjithëve të jemi më të suksesshëm, inovativë në interes të kategorive të cenueshme të popullsisë të cilve iu shërbejmë.

Më lejoni në fund t’ju falënderoj për mbështetjen e përgjithshme dhe të parezervë që na jepni, me shpresën se zhvillimi dhe ambiciet tona do të rriten në rezultate që do të nënkuptojnë shërbime më të mira për përdoruesit e synuar, jetë të shpëtuara, fytyra të buzëqeshura të bashkëqytetarëve tanë.

 

Faleminderit.

< kthehu mbrapa