Të nderuar pjesëmarrës të Samitit Ballkanik,
Kam nder dhe kënaqësi të veçantë t’ju përshëndes në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe t’ju falënderoj për ftesën për t’iu drejtuar kësaj ngjarjeje të vecant. Më vjen mirë që sot po flasim për inovacionet, për ndryshime pozitive që frymëzojnë zgjidhje për një të ardhme më të mirë për njerëzit. Jetojmë dhe punojmë në një epokë globalizimi, dixhitalizimi dhe megatrende afatshkurtra, por një gjë është e sigurt – nevoja për inovacione do të jetë konstante!
Për ne në Kryqin e Kuq, inovacioni është shumë më tepër se një term modern. Ai përfaqëson një mundësi për të përmirësuar traditën tone 150-vjeçare të punës, pothuajse gjithmonë në mjedise/rrethina komplekse. Na ndihmon për të kuptuar më mirë rreziqet, për të avancuar procesin e të mësuarit dhe ndarjes, për të nxitur përmirësimin e performancave në punë dhe për tu transformuar në hap me tendencat moderne në shoqëri.
Duke përdorur qasje inovative ne presim të dallohemi nga të tjerët. Mësojmë nga përvojat; promovojmë kreativitet, dizajnojmë produkte dhe shërbime të reja të udhëhequra nga idetë e anëtarëve të organizatës sonë, duke arritur kështu te nje numër më të madh njerëzish që kanë nevojë për ne.
Në një epokë të përparimit të shpejtë teknologjik, po përballemi njëkohësisht me shumë sfida në botë. Nga ndryshimet klimatike te varfëria, nga krizat shëndetësore te katastrofat, luftërat dhe migrimet. Në organizatën tonë, I shohim arritjet inovative si një aleat të madh në krijimin e ndryshimeve të qëndrueshme, ndryshime që nënkuptojne jetë më të mirë për përdoruesit e shërbimeve tona.
Kohe më pare Kryqi i Kuq i RMV-së ka nisur një proces ndryshimi i quajtur Transformimi 28, i cili do të përfundojë në vitin 2028. Synon të na ndihmojë të shohim se si të ndryshojmë dhe ta përshtatim punën tonë për t’iu përgjigjur dinamikës së vazhdueshme në mjedisin e jashtëm. Në kuadër të këtij procesi, filluam ndryshime organizative, programore, kulturore, me theks të veçantë në dixhitalizimin dhe initelengjen artificiale si katalizator për zhvillim dhe përshtatje ndaj botes që ndryshon me shpejtësi.
Prej vitesh, kemi përfshirë aplikacione celulare në operacionet tona për të lehtësuar komunikimin dhe ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në fushën e ndihmës së parë, mobilizimin e vullnetarëve dhe ofrimin e shërbimeve për grupe të ndryshme të synuara. ,,Ndihma e parë shpëton jetë,, dhe është e rëndësishme që ajo të jetë e disponueshme për të gjithë, është përgjegjësia jonë atë ta bëjmë të mundur.
Në këtë mënyrë, ne kontribuojmë jo vetëm në shpëtimin e jetëve, por edhe në ofrimin e mbështetjes dhe aksesit për komunitetet në informacione kyçe për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Gjithnjë e më tepër perfshim inteligjencën artificiale në analizën e të dhënave për të transformuar mënyrën se si reagojmë ndaj krizave. Këto njohuri na ndihmojnë të parashikojmë se cilat zona janë të prirura ndaj katastrofave, si dhe të përmirësojmë gatishmërinë dhe reagimin ndaj katastrofave për të siguruar që ndihma të arrijë më shpejt te njerëzit që kanë nevojë për të.
Ketë viti kemi siguruar një automjet të specializuar, i pari i këtij lloji në vendin tonë, i cili mundëson koordinim, komunikim satelitor, analiza meteorologjike dhe në terren, përpunimin e të dhënave, incizim me dron në terren, me kamerë infra të kuqe dhe sistem zëri, radio stacion i lidhur me sistemin TETRA, kamera celulare 360 gradë dhe përfitime të tjera. Ky automjet është një Qendër operative e lëvizshme e Kryqit të Kuq që mundëson marrjen e vendimeve të shpejta dhe efikase në situata krize.
Në këtë mënyrë, kontribuojmë në përmirësimin e performancave të sistemit te menaxhimit të krizave në shtet me përfitime përfundimtare për njerëzit.
Inovacionet më të suksesshme në veprimet humanitare janë ato që bashkojnë aktore të ndryshem të interesit – qeveritë, shoqëria civile, bizneset dhe komunitetet lokale. Jam i bindur se një nga aspektet thelbësore është inkurajimi i partneriteteve, shfrytezimi i pikave te fotave dhe kapaciteteve të secilit prej nesh për të mundësuar zgjidhje gjithëpërfshirëse të problemeve komplekse.
Ambiciet i përcaktojmë në drejtim të marrjes së roleve dhe përgjegjësive më të mëdha në shtetin tone, rajon dhe më gjerë, për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar për të gjithë.
Me gjithe atе në fund të gjithë ne duhet të pajtohemi se inovacionet nuk janë vetëm ndryshim teknologjik; ato janë një ndryshim në mentalitetin tonë – një angazhim për të kërkuar zgjidhje të reja për sfidat ekzistuese për të çuar përpara mirëqenien e komuniteteve tona duke bërë më shumë, duke e bërë ate më mirë dhe duke shkuar më larg.
Ju faleminderit!