I nderuar z. Pançe Toshkovski, Miknistër për punë të brendshme,
I nderuar z. Ljupço Dimovski, Zëvendës Kryetar i everisë dhe Ministër për sistem politik,
Të nderuar deputetë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, përfaqësues të agjencive dhe organizatve ndërkombëtare,
I nderuar z. Gabriele Andreoli, Kryetar i Institutit për studime avancuese dhe bashkëpunim nga Vatikani,
Të nderuar mysafirë dhe media,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes në emër të Kryqit të Kuq në këtë manifestim, i cili organizohet nën përkrahjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Pançe Toshkovski, dhe synon të prezantojë platformën tonë për bashkëpunim me vepruesit shtetërorë dhe të ofrojë ide për realizimin e angazhimeve tona të ndërsjella.
Kryqi i Kuq, si ndihmës i institucioneve në shtet, në përputhje me misionin dhe mandatin e tij, përmes punës së tij humanitare në vazhdimësi jep një kontribut të veçantë në përballjen me sfida të ndryshme për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, veçanërisht në fushën e sigurimit të përgjigjes ndaj situatave emergjente.
Disa nga këto shërbime ofrohen nga Kryqi i Kuq në mënyrë të pavarur dhe të plotë, disa me autorizim dhe në emër të shtetit, dhe disa shërbime paraqesin një kontribut dhe mbështetje plotësuese në përpjekjet e institucioneve shtetërore dhe organizatave të tjera.
Sot, për kënaqësinë tonë të madhe, po promovojmë një platformë që afirmon praktikat e mira, njohuritë dhe përvojat e Kryqit të Kuq në ofrimin e shërbimeve në situata emergjente dhe në kohë paqeje.
Por është edhe më domethënëse fakti që ky dokument promovon në plan të parë përparësitë dhe kompetencat krahasuese të punës së Kryqit të Kuq në rast të situatave emergjente.
Nëpërmjet kësaj platforme, ne bëjmë një ftesë për të avancuar partneritetin tonë me institucionet shtetërore, veçanërisht në disa fusha kyçe. Në periudhën në vijim do të punohet në realizimin e marrëveshjeve të veçanta me autoritetet në vend që do të përcaktojnë obligimet dhe kompetencat e Kryqit të Kuq për ta bërë më të suksesshëm sistemin e menaxhimit të krizave.
Ne përkushtohemi për krijimin e një organi për bashkëpunim me deputetët e Kuvendit për të promovuar dhe miratuar zgjidhje ligjore që do të nënkuptojnë krijimin e një mjedisi më të mirë për punë humanitare në vend.
Ne jemi veçanërisht të interesuar për ndërtimin e një sistemi gjithëpërfshirës në vend për organizimin, koordinimin dhe mobilizimin e ndihmave humanitare në kuadrin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Jemi të bindur se potenciali vullnetar që posedojmë është një parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi më efikas për trajtimin e situatave emergjente.
Duke përdorur rrjetin vullnetar, krijuam një njësi për reagim ndaj fatkeqësive dhe ekipe të tilla si: ekip kombëtar për ndërhyrje në katastrofa, ekipe kombëtare të ndihmës së parë dhe mbështetje psiko-sociale dhe Ekipi – Maqedonia, i përbërë nga qytetarë/vullnetarë që ndihmojnë në situata emergjente. Në të ardhmen, këto ekipe do të luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e strukturës së sistemit të ardhshëm kombëtar të menaxhimit të krizave.
Ne gjithashtu do të vazhdojmë të investojmë në kultivimin e partneriteteve ku diplomacia humanitare do të jetë një mjet avokimi për realizimin e qëllimeve të platformës si dhe mbrojtjen e mirëqenies dhe dinjitetit të njerëzve të cilëve u kërcënohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Të nderuar,
Në prag të jubileut të madh – 80 vjet të Kryqi i Kuq, krenohemi me të kaluarën tonë. Ne ishim gjithmonë aty ku duhej. Por këtë privilegj ua detyrojmë brezave të vullnetarëve dhe punonjësve që janë integruar në organizatën tonë ndër vite, qytetarëve, partnerëve dhe mbështetësve tanë dhe mbështetja e institucioneve, Qeverisë dhe Kuvendit ishte shumë për ne. Të nderuar deputetë dhe ministra të pranishëm, Ju faleminderit për këtë.
Ndëlrsa në të tashmen, është përgjegjësia jonë të përgatisim organizatën për brezat e ardhshëm. Ne përdorim qasje inovative, mësojmë nga përvojat, dizajnojmë produkte dhe shërbime të reja dhe transformohemi në hap me tendencat bashkëkohore në shoqëri. Së fundmi kemi nisur një proces ndryshimi të quajtur “Transformimi 28” i cili synon të na ndihmojë të përshtatim punën tonë për t’iu përgjigjur dinamikës në mjedisin e jashtëm me një theks të veçantë në dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale si katalizatorë të zhvillimit.
Në të njëjtën kohë, ne përcaktojmë ambiciet tona në drejtim të marrjes së roleve dhe përgjegjësive më të mëdha për ta bërë vendin një vend më të mirë për të jetuar së bashku.
FALEMINDERIT