7 Prilli – Dita Botërore e Shëndetit
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, më 06 prill të vitit 2017 në lokalet e Kuvendit të Komunës Kavadar zhvilloi një aksion të madh me qytetarët e Kavadarit dhe Rosomanit për matjen falas të nivelit të sheqerit në gjak. Aksionit iu përgjigjën rreth 170 qytetarë të moshës së mesme dhe më të vjetër dhe në këtë mënyrë nga analiza janë konstatuar rezultate të nivelit të lartë të sheqerit në gjak për rreth 1/3-ën e personave për të cilët është bërë kontrolli.
Aksioni është mbështetur nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, kompania Alians Uan dhe Klinika e Endokrinologjisë së Shkupit me praninë dhe udhëheqjen e aksionit nga ana e Dr. Spec. Endokrinologes Katerina Adamova. Kënaqësia ishte e madhe për Kryetarin dhe punonjësit në VL Kavadari, të cilët edhe vetë u angazhuan për të dhënë mbështetjen për aksionin dhe u paraqitën për të bërë kontrollin e nivelit të sheqerit të tyre në gjak. Gjithashtu për zbatimin e këtij aksioni kënaqësi dhe falënderim shprehën edhe qytetarët për shkak se masat parandaluese të fushës së shëndetësisë janë përfitim për individin, familjen dhe për gjithë komunitetin. Deklaratë për mediat rajonale KTV dhe K1 dha Dr. Adamova, e cila për ruajtjen e shëndetit potencoi nevojën e mirëqenies fizike, psikike dhe sociale të njerëzve, ose kontrollet e rregullta, respektimin e këshillave të personave profesionalë, të ushqyerit e rregullt dhe të shëndetshëm, lëvizjen dhe aktivitetet sportive.