7 Maj, 2020

8 MAJ – DITA BOTËRORE E KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE

Përderisa bota vazhdon të ballafaqohet me përhapjen e pandemisë me virusin e KOVID-19, 14 milion vullnetarë aktiv dhe 400.000 të punësuar në 192 shoqata nacionale të Kryqit të Kuq  dhe Gjysmëhënës së Kuqe në gjithë botën vazhdojnë të dërgojnë ndihma humanitare për njerëzit në pozitë jo të mirë, duke treguar në atë mënyrë solidaritetin, duke siguruar ndihmën njëri tjetrit dhe duke marë përkrahje nga partnerët e vet.

Është për mrekulli të shihet se si njerëzimi shkëlqen nga ata dhe strehoet në të gjitha pjesët e botës, posaçërisht në këtë kohë dhe krizës globale, edhe një herë duke na përkujtuar se njeriu është krijuar të jetë vetë. Sa rëndësi të madhe ka kjo mu tani, në realitetin e përkufizimit pandemik.

Dia botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, 8 maji, inicuar në nder të ditës së lindjes së themeluesit të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Anri Dinan, është dita e cila na përkujton në nevojën për uljen e vuajtjeve të njerëzve, ruajtjen e dinjitetit njerëzor, mbrojtje të jetës së njeriut, si dhe tejkalimin e pasojave nga situatat e jashtëzakonshme dhe katastrofat natyrore siç janë epidemitë, tërmetet dhe vërshimet.

Kjo është dita në të cilën edhe një herë rikujtohemi dhe i motivojmë shtatë parimet themelore të lëbizjes ndërkombëtare më të madhe: humaniteti, paanshmëria, neutraliteti, pavarsia, universaliteti, bashkimi dhe shërbimi vullnetar.

Në këtë ditë e bëjmë të qartë nevojën për ndihmë dhe përkrahjen e popullatës së mjeruar dhe vëmendjen e drejtojmë në popullatën kah qëllimi ynë elementar inspirimin dhe promovimin e aktiviteteve humanitare.

Në këtë ditë, e festojmë dhe e shprehim falënderimin për trimërinë, motivimin, flijimin dhe arritjet e 7.500 vullnetarëve tanë aktiv dhe 200 të punësuarve në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, të cilat shërbimet për shpëtimin e jetës dhe aktivitete tjera e ndryshojnë jetën e njerëzve dhe e tregojnë kontributin tonë të përditshëm ndaj humanitetit, posaçërisht në këto kohë të vështira për vendin tonë.

Është e habitshme dëshira dhe vullneti i këtyre njerëzve vullnetarisht të japin shërbime dhe t’ju ndihmojnë qytetarëve të mjeruar, pa kurfarë fitimi material apo financiar. Ata gjithmonë janë aty ku njerëzit kanë nevojë për dorën e zgjatur, fjala e ngrohtë dhe ndihma reale. Fuqia lëvizëse e këtyre mijëra humanistëve, kryesisht njerëz të rinj, janë lotët e falënderimit, nëdrsa keqardhja e tyre më e madhe është se nuk munden të arrijnë deri tek të gjithë të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Kjo është ajo që na bën krenarë si shoqatë nacionale dhe na kthen besimin se solidariteti nuk ka humbur dhe se njerëzimi ekziston. Falënderim të madh deri tek këta njerëz me zemra të mëdhaja. Jam krenar dhe i nderuar të jem pjesë e Juaja dhe t’Ju prezantoj.

Qysh me hapat e para humanitare të themeluesit tonë Anri Dinan, historia e lënizjes ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është ndërtuar në parimin e partneritetit. Pandemia me KOVID-19, edhe një herë tregoi se situatat serioze humanitare dhe nevojat me të cilat ballafaqohet bota e sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një organizatë. Ato duhet të ndihmohen dhe zgjidhen me forca të bashkuara të të gjithëve.

Në rajonet ku ekziston kriza humanitare, të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të gatshëm të ofrojmë ndihmë, t’i kuptojmë nevojat dhe të gjejmë mënyra kreative dhe inovative, që të prekim deri tek ata individë apo grupe të cilave ajo ju nevojitet që t’ju ndihmojmë në luftën me sfidat.

Të vetëdijshëm për atë Kryqi i Kuq i RMV vazhdon me aktivitetet e veta për nxitjen e vetëdijes publike dhe përgjegjësisë korporative shoqërore. Njëkohësisht, e shprehi falënderimin deri tek të gjithë partnerët dhe donatorët tanë, institucionet e sistemit dhe sektorit korporativ, të cilët na përkrahin në këtë periudhë të vështirë.

Sot në këtë ditë botërore vazhdojmë t’i inspirojmë bashkësitë lokale të marrin pjesë në aktivitetet tona vullnetare për përparimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Porosia kryesore të cilën e dërgojmë është që mes veti të respektohemi me dinjitet, kënaqësi dhe humanitet.

Kriza globale momentale na çon më afër bashkësive të cilave iu shërbejmë, më shumë se kurrë më parë, ndërsa momentet e pozitivitetit dhe falënderimit na nxisin dhe inspirojnë të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë edhe më mirë.

Si shoqatë nacionale vazhdojmë me sigurimin e serviseve dhe shërbimeve të cilat janë në pajtueshmëri me  misionin dhe mandatin tonë. Jemi krenarë në arritjet tona në këto 75 vjet të ekzistimit ku ishim dhe ndihmuam aty ku ka nevojë. Kjo krizë edhe një herë na vë para sfidës, por edhe tregon se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i gatshëm të ballafaqohet me të gjitha sfidat e reja. Jemi të gatshëm të mësojmë nga e kaluara, të jemi të gatshëm për të ardhmen, që të jemi më të mirë dhe më të suksesshëm, gjithmonë në shërbim të përdoruesve të shërbimeve tona.

Në këtë ditë solemne të lëvizjes ndërkombëtare më të madhe, falënderim të madh për të gjithë Juve për kontributin dhe përkrahjen në punën dhe zhvilimin e organizatës humanitare tonë dhe të Juajën dhe e gëzofshim 8 majin – Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

< kthehu mbrapa