Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Sot në Ditën botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, njohim kontributin dhe të arriturat e miliona vullnetarëve dhe punonjësve anembanë botës, të cilët mbajnë përkushtimin tonë ndaj njerëzimit çdo ditë.
Nëpër Evropë dhe botë, krizat janë gjithnjë e më të ndërlikuara dhe nevojat humanitare janë shumë të mëdha. Dinamika e re gjatë katastrofave natyrore, lëvizja e popullsisë dhe gjendja e paqëndrueshme politike, do të thotë se puna e vullnetarëve dhe punonjësve tanë në Kryqin e kuq dhe Gjysmëhënën e kuqe është më e rëndësishme se kurrë më parë.
Nga Siria deri në Somali, nga Nepali në Nigeri, shohim se sa janë të guximshëm kolegët tanë, shpeshherë duke vënë jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar njerëzit të cilët kanë nevojë për ndihmë, dhe nganjëherë flijojnë jetën e tyre në linjat e detyrimeve të tyre humanitare.
Nëpër botë, vullnetarët janë gjithkund për gjithkënd dhe bëjnë sigurimin e nevojave themelore humanitare për më të lëndueshmit. Jemi krenarë dhe mirënjohës për punën e tyre, për atë se ata ndërrojnë jetën e tyre për punën, madje edhe në rrethana më të rrezikshme dhe të vështira, dhe për ndryshimet që i bëjnë nëpër mbarë botën.
Nga hapat e themeluesit tonë Anri Dinan, historia e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe është krijuar mbi parimin e partneritetit. Situatat e vështira humanitare dhe çështjet me të cilat përballet bota jonë nuk mund të zgjidhen vetëm nga Organizatat. Ato duhet dhe do të jenë të zgjidhura edhe nga njerëz që i bashkojnë forcat, dhe janë të nxitur nga pasioni për të lehtësuar vuajtjet njerëzore. Në vendet ku ka varfëri, konflikte dhe katastrofa, të gjithë ne jemi të gatshëm për të ofruar ndihmë, për t’u përshtatur, për të gjetur mënyra kreative dhe inovative, dhe për të gjetur njerëzit që kanë nevojë dhe për t’u ndihmuar atyre në vigjilje të gjithë këtyre sfidave.
Vullnetarët dhe punonjësit tanë përdorin zgjidhje për të plotësuar nevojat e njerëzve të lëndueshëm, kushdo që janë ata, dhe gjithçka që u nevojitet. Vullnetarët tanë me të vërtetë janë të bazuar në komunitetin lokal – ata jetojnë aty, aty punojnë, kuptojnë kulturën, gjuhën dhe nevojat, dhe janë më të mirët në zhvillimin e zgjidhjeve, gjithsesi me mbështetjen e plotë të Kryqit të kuq.
Më lejoni në këtë ditë të veçantë t’Ju uroj 8 Majin Ditën Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuq dhe 08-15 Java e Kryqit të kuq së Republikës së Maqedonisë dhe t’u falënderohem thellësisht të gjithë punonjësve dhe vullnetarëve për kontributin e dhënë në zhvillimin e kësaj organizate humanitare botërore.
Ju faleminderit.