Aksion humanitar për të ndihmuar popullatën e mjeruar
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 17 deri më 23 prill 2023 shënon tradicionalisht “Javën e Solidaritetit”, nën moton: “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”. Gjatë javës organizohet Aksioni për ofrimin e ndihmës në ushqim, veshmbathje, këpucë, produkte higjienike, të cilat mund t’u dorëzohen Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq. Qëllimi i aksionit është ndërgjegjësimi i popullatës për mbështetjen e nevojshme reciproke, si dhe ofrimi i ndihmës adekuate për kategoritë më të mjeruara të popullsisë.
Në aksion mund të dhurojnë para edhe qytetarët edhe subjektet juridike:
- Me telefonim në numrin e telefonit 143 400 nga operatorët mobil Telekomi i Maqedonisë dhe A1 Maqedoni – donacion prej 100 denarë.
- Me pagesën e mjeteve në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut: 300000001327966 SHA Komercijalna banka, NT 4030984271620
Mjetet financiare do të jenë të dedikuara për sigurimin e ndihmës ushqimore dhe do t’u shpërndahen familjeve në rrezik social.
Me donacionin tuaj – ju mundësoni të ndihmoni sa më shumë familje që kanë nevojë për atë ndihmë.