STATUTI I KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

S T A T U T I

i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

KAPITULLI I

D I S P O Z I T A T   E  P Ë R GJ I TH SH M E

Neni 1

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Kryqi i kuq i RM-së) është e vetmja organizatë që vepron në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe përbëhet nga organizatat komunale të Kryqit të kuq (në tekstin e mëtejmë: organizatat komunale) dhe Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit.

Kryqi i kuq i RM-së është organizatë humanitare, vullnetare, e paanshme, neutrale, jofitimprurëse, universale dhe e pavarur e qytetarëve të RM-së dhe në punën e vet promovon shërbimin vullnetar.

Kryqi i kuq i RM-së është organizatë e pavarur dhe autonome, që ka rol ndihmës për autoritetet shtetërore në realizimin e aktiviteteve humanitare, duke ruajtur autonominë që i lejonte veproje vazhdimisht në përputhje me Parimet themelore të Lëvizjes.

Kryqi i kuq i RM-së në punën e vet i përmbush kushtet e përcaktuara me nenin 4 të Statutit të Lëvizjes, në përputhje me nenin 3 të Statutit dhe detyrimet e përcaktuara me nenin 8 të Statutit të Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Neni 2

Kryqi i kuq i RM-së, qëllimet dhe detyrat e veta i realizon në përputhje me Kushtetutën e RM-së, Ligjin e Kryqit të kuq të RM-së dhe Statutit të vet.

 

Statuti i kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë 

< kthehu mbrapa