Struktura e Organizatës
Kryqi i Kuq i RM-së është i organizuar në:
- Nivel shtetëror
- Nivel komunal
- Në nivel të Qytetit të Shkupit
- Nivel themelor
Struktura udhëheqëse e Kryqit të Kuq të RM-së:
- Kuvendi
- Kryetari
- Nënkryetari
- Këshilli ekzekutiv
- Komisioni financiar
Trupi më i lartë udhëheqës i Kryqit të Kuq të RM-së është Kuvendi i KKRM-së i cili numëron gjithsej 75 anëtarë.
Kuvendi është i përbërë prej:
- Anëtarë të zgjedhur të propozuar nga organizatat komunale të KK.
- Anëtarë të zgjedhur të propozuar nga Rinia e Kryqit të Kuq.
- Kryetarët e kuvendeve të organizatave komunale të KK.
- Mandati i anëtarëve në Kuvend është 4 (katër) vjet me mundësi për rizgjedhje.
- Këshilli ekzekutiv i Kuvendit të KKRM-së është organ i Kuvendit i cili udhëheq me shoqatën nacionale në mbledhjet e Kuvendit. Numri i anëtarëve i Këshillit ekzekutiv është 15.
- Mandati i anëtarëve të Këshillit ekzekutiv zgjat 4 (katër) vjet me mundësi për rizgjedhje por jo më shumë se dy herë një pas një.
- Anëtarët e Komisionit financiar zgjidhen nga rendi i anëtarëve të Kuvendit të KKRM-së me mandat të anëtarëve të Komisionit financiar prej 4 (katër) vjetëve me mundësi për rizgjedhje por jo më shumë se dy mandate të një pas njëshme.
- Këshilli ekzekutiv formon trupa të vazhdueshme dhe / apo këshilluese.
Trupa të vazhdueshëm këshillues janë:
- Komisioni për zhvillim dhe çështje organizative – kadrovike;
- Komisioni për diseminim;
- Komisioni për veprimtari shëndetësore – preventive dhe dhurimi i gjakut.
- Komisioni për veprimtari sociale – humanitare;
- Komisioni për përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave;
- Komisioni për shërbimin për kërkim;
- Komisioni për informim dhe komunikim;
- Komisioni për marketing;
- Komisioni për statutin dhe aktet normative;
- Për zbatimin e punës së përditshme operative, Kuvendi formon Shërbim profesional, i cili i kryen punët profesionale, materialo – financiare dhe administrativo – teknike.
- Me Shërbimin profesional udhëheq Sekretari gjeneral.
- Anëtarët e KKRM-së të përfshirë në rininë organizohen në: Rinia e Kryqit të Kuq të RM-së.