Dhënia e certifikatave për trajnimin e përfunduar me sukses për kujdestarët e të moshuarve dhe personat me aftësi të kufizuara dhe një ngjarje shtesë për promovimin e tyre në tregun e punës.
Më 01.04.2021, në mjediset e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u dhanë Certifikata për Kujdestarë të të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Trajnimi për 15 kujdestarët u realizua në kuadër të projektit për zbutjen dhe tejkalimin e pasojave ekonomike dhe psikologjike të shkaktuara nga pandemia KOVID-19, mbështetur nga kompania Business & Strategies in Europe – B&S in Europe.
Me dhënien e suksesshme të certifikatave nga Kryqi i Kuq i RMV dhe B&S në Evropë, dhe me qëllim të promovimit të tyre dhe integrimit më efikas në tregun e punës, më 02.04.2021 u organizua një ngjarje shtesë virtuale përmes platformës ZOOM.
Në ngjarje u prezantuan 15 kujdestarë të sapo trajnuar, si dhe shërbimet e zhvilluara nga Kryqi i Kuq në fushën e kujdesit dhe ndihmës për të moshuarit.
Në manifestim morën pjesë edhe përfaqësues – punëdhënës nga Qendrat dhe Shtëpitë për akomodim, kujdes dhe përmirësim të kualitetit të jetesës për personat e tretë.