22 Korrik, 2024

Donacion nga Kozuvçanka DOO

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në hapësirat e qendrës logjistike në Momin Potok – Shkup pranoi donacion nga Kozuvçanka DOO – Kavadar.

Donacioni përbëhet nga 3 ton ujë të gazuar dhe 3,8 ton ujë të pijshëm jo të gazuar në vlerë prej 162.104,00 den dhe është i dedikuar për parandalimin e pasojave të valës së të nxehtit që ka përfshirë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kozuvçanka DOO është një kompani me përgjegjësi sociale që kujdeset për qytetarët dhe ndihmon aty ku është më e nevojshme.

< kthehu mbrapa