17 Nëntor, 2021

E ZGJEROJMË EKIPIN TONË!

Dëshironi të punoni në një atmosferë të këndshme, të motivuar dhe vazhdimisht me mundësi për avancim në karrierë? Përfitoni nga mundësitë që ju ofrojmë dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm.

Nëse mendoni se jeni të gatshëm për punë komunikative dhe kreative vazhdoni të lexoni.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë humanitare e cila punon për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, sigurimin e respektit dhe dinjitetit për qeniet njerëzore, e veçanërisht në rast të fatkeqësive dhe katastrofave, promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të ofruar ndihmë, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.

Zyra e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka një shërbim profesional që ka gjithsej 25 punëtorë që punojnë për të ofruar mbështetje, koordinim dhe monitorim të punës së organizatave komunale.

Për shkak të vëllimit të rritur të aktiviteteve projektuese të programit shëndetësor – preventiv, ne e zgjerojmë[ ekipin tonë për programe dhe punë projektuese.

Emri i vendit të punës: Koordinator projektues për ndihmë të parë


Lokaliteti: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Adresa: Bul. Koço Racin nr.13, Shkup

Kualifikime të nevojshme:

  • Kandidatët me diplomë universitare për fakultet të mbaruar: shkenca mjekësore, stomatologji, farmaci ose shkollë të lartë mjekësore, do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.
  • Mund të aplikojnë kandidatë me shkollë të mesme nga fusha e mjekësisë, me përvojë të caktuar, si dhe aplikime të kandidatëve me njohuri në fushën e ndihmës së parë, me certifikata ndërkombëtare dhe vendase, paramedikë E që kanë arsimim tjetër
  • Leje për vozitje me kategori B

 

  • Njo0hje aktive të gjuhës angleze
  • Njohje të punës me kompjutor MS Office (Word, Excell, Powerpoint), internet dhe meil palikacione
  • Përvojë pune në sektorin qytetar, institucion shëndetësor dhe ndihmë të parë si dhe punë me projekte të ngjajshme do të llogaritet si përparsi.
  • Punë projektuese (e obligueshme)

 

Kualifikime, aftësi tjera profesionale:

  • Person komunikues dhe pozitiv
  • Aftësi organizative dhe analitike
  • Aftësi për prezantim dhe adaptim të kushteve punuese
  • Mendim kritikues
  • Punëtor në ekipe
  • I/e motivuar për punë
  • Inovativ dhe kreativ
  • Njohje të strategjive dhe politikave zhvillimore në këtë fushë
  • Ndjenjë për multikulturë dhe mosdiskriminim

 

Përshkrim i vendit të punës:

 

Detyrat e punës:

– punë për avansimin e vazhdueshëm të veprimtarisë, planifikim, përgatitje dhe realizim të programeve për ndihmë të pare;

– përgatit plan për monitorimin dhe evaluimin për punën e OKKK dhe KKQSH për kryerjen e punës;

– përgatit raporte të rregullta për punën në veprimtarinë e OKKK dhe KKSHQ;

– jep propozime për avansimin e veprimtarisë, inicon takime dhe mbledhje me partnerë relevant dhe sjellës të vendimeve nga fusha e ndihmës së parë në nivel lokal dhe rajonal;

– përgatit letra dhe shkresa nga fusha e vet e punës (ndihma e parë);

– merr pjesë në trajnime, seminare dhe konferenca në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar;

– shpërndan diturinë e fituar nga trajnimet dhe seminaret ku ka marrë pjesë;

– e prezanton organizatën dhe qëllimet organizative në kuadër të fushën e vet (ndihma e parë) në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar me leje paraprake nga udhëheqësi dhe Sekretari gjeneral;

– jep propozime dhe realizon analiza profesionale për çështje të cilat janë me rëndësi për ndihmën e parë;

– organizon kurse për trajnim nga ndihma e parë për grupe të ndryshme qëllimore;

– organizon Garë shtetërore për ndihmë të parë në nivel të organizatës;

– përcjell organizatën në garat komunale për ndihmë të parë;

– e organizon punën e komisionit për ndihmë të parë dhe përgatit materiale pune për mbledhje në komisione;

– organizon mbledhje me Trupin koordinues për ndihmë të parëp dhe përgatit rend ditor dhe materiale pune për mbledhjen;

– përcjell implementimin e trajnimeve për ndihmë të parë për vozitës;

– përcjell implementimin e trajnimeve për ndihmë të parë për persona juridik;

– organizon trajnime dhe kurse për ligjërues dhe demonstrues për ndihmë të parë;

– rregullisht i përcjell ndryshimet në rregulloren ligjore, strategjitë dhe politikat e Ministrive kompetente dhe Qeverisë nga fusha e ndihmës së parë;

– përcjell dhe koordinon punën e OKKK / KKQSH në bazë të aktiviteteve lidhur me ndihmën e parë;

– përgatit materiale nga fusha e ndihmës së parë për Këshillin udhëheqës;

– kujdeset për respektimin e standardeve për brendimin e KKRMV-së;

– rregullisht dhe me kohë i dërgon informata për ngjarjet e planifikuara KKRMV-së te personi përgjegjës për marrëdhënie me publikun dhe raporte pas ngjarjeve;

– rregullisht dërgon informacione nga ngjarjet ku merr pjesë si përfaqësues i KKRMV-së tek personi përgjegjës për marrëdhënie me publikun;

– përgatit plan vjetor individual operativ (VIO) për vendin e punës;

– merr pjesë në përgatitjen e planit individual zhvillimor dhe zbatim të PIZH;

– përgatit plane ditore, javore, mujore dhe vjetore për punë;

– përgatit raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore për aktivitetet e realizuara;

– e informon udhëheqësin për aktivitetet e zbatuara gojarisht apo me shkrim;

– rregullisht i përditëson të dhënat, materialet, raportet e platformës organizative për komunikim;

– informon në kohë për ndryshime dhe/apo pengesa për realizimin e aktiviteteve të caktuara;

– konsultohet me udhëheqësin e sektorit para realizimit të ndryshimeve në aktivitetet e parapara në planin individual operativ

– e koordinon dhe në mënyrë teknike e përkrah punën e Qendrës profesioniste për ndihmë të parë (në nivel kombëtar)

Rroga neto: prej 25 000,00 denarë – deri 30 000,00 denarë

Mundësi për avancim në karrierë dhe beneficione shtesë.

Udhëzime se si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese (PSE duhet t’Ju ftojmë për intervistë) në e-mail: alkhalili@redcross.org.mk dhe stolevska@redcross.org.mk

Kandidatët e përzgjedhur do të thirren për intervistë brenda 10 ditëve.

 

Shpallja zgjat deri më 23.11.2021.

Ju presim.

< kthehu mbrapa