Fillimi i një cikli të ri trajnimesh për kujdestarët për të ndihmuar dhe kujdesur për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në kuadër të programit të akredituar “Kujdestar/e për ndihmë dhe kujdes për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara” më 12.01.2021 filluan një cikël të ri trajnimesh për 15 kandidatë. Realizimi i trajnimeve u parapri nga një sesion informues për respektimin e të gjitha protokolleve për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Trajnimet kryhen nga ana e katër edukatorëve nga profile të ndryshme: defektolog, punonjës social, mjek dhe infermier. Brenda këtij trajnimi, kandidatët do të fitojnë njohuri dhe teknika të reja në fushën e kujdesit në shtëpi, mbështetje psikosociale, si dhe njohuri teorike dhe praktike për grupet përkatëse të synuara për të cilat trajnohen kujdestarët.
Trajnimi realizohet në kuadër të projektit për lehtësimin dhe kapërcimin e pasojave ekonomike dhe psikologjike të shkaktuara nga pandemia e KOVID-19, mbështetur nga Biznesi dhe Strategjitë në Evropë – B&S Europe. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të marrin një certifikatë shtetërore për kujdestarin për ndihmën dhe kujdesin për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.